LAJMI I FUNDIT:

Macen e rrugës deshi ta mbajë në klasë, qanë sepse nuk e lejon edukatorja (Video)

Macen e rrugës deshi ta mbajë në klasë, qanë sepse nuk e lejon edukatorja (Video)

Në një kopsht fëmijësh në Sichuan të Kinës, një vajzë e paemëruar ka filluar të qajë, sepse edukatorja nuk e lejonte ta mbante në klasë një mace.

Këtë të fundit ajo e kishte gjetur në rrugë dhe nga frika se mund të shtypet nga ndonjë veturë, e kishte futur në çantë, transmeton Telegrafi.


“Është një mbrojtëse e të drejtave të kafshëve, që tani merret me macet që nuk kanë kujdes” është një koment lidhur me rastin.

Megjithëse nuk ia lejuan në klasë, vogëlushja e ka marrë në shtëpi dhe po kujdeset për të, së bashku me prindërit. /Telegrafi/