Me ftesë nga Instituti i Librit dhe Promocionit i Shqipërisë, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, po merr pjesë në koloninë e piktorëve të peisazhit, “Bregdeti Jonian i Italisë në Telajo”, që po organizohet në Itali.
Ngjarja po organizohet në Sibari, Rossano, Corigliano, Villapiana dhe komunat arbëreshe, Frascineto, Spezzano e komuna tjera.
Kolonia organizohet nga instituti në fjalë dhe zgjatë deri më 17 prill.
Në këtë aktivitet po marrin pjesë artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Italia.
Kolonitë e piktorëve janë organizuar në të gjitha vendbanimet e mundshme ku ka shqiptarë.
Zëvendësministri Hoti e vlerësoi lartë këtë organizim të artit i cili bënë bashkë figurat më eminente te artit nga të gjitha viset shqiptare.
Ai tha se vetëm në organizime të tilla të rëndësishme, arti dhe kultura shqiptare shfaqen dhe dokumentohen në mënyrën më të mirë.
Artistët që po marrin pjesë në këtë organizim së shpejti pritet të vijnë edhe në Kosovë në një organizim të ngjashëm që do të mbahet në Prizren, Pejë, Prishtinë dhe Gjilan.
Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishin dhjetë piktorë nga Kosova.
Në fund do të organizohet edhe një ekspozitë me veprat e realizuara nga piktorë të pranishëm në këtë ngjarje të veçantë.
Ndër të pranishmit kryesor në këtë koloni artistësh ishin, kryetari i Komunës së Rosanos, Stefano Mascano, Arkipershk Satriano i Dioqezës Rosano-Karriati, ministrja e Inovacionit dhe Administratës së Shqipërisë, Milena Harito, konsulli i nderit i Shqipërisë në Kalabari, Aldo Marino, deputetet shqiptarë, Namik Dokle, Fatmir Toci, Gentian Bejko, Namik Kopliku.
Gjatë qëndrimit në Itali, është mbajtur edhe një organizimin me rastin e Pashkëve Katolike ku të ftuarit i kanë kremtuar ato në fshatin Vakarici të Arbëreshëve ku ndodhet edhe sheshi i Skënderbeut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKisha e Shën Ndout në Prishtinë: Punëtorët shqiptarë të besimit islam, refuzuan detyrën e rrënimit
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
I NJOH DO ALAMET IDIOTA
Historia e “majorit” Xhafer Kananaj: Donte të ikte nga Shqipëria, u tall me Sigurimin e Shtetit
Librat shqip
Kryeministri i Qeverisë së parë të Palestinës ka qenë shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama