LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Qeverisë së parë të Palestinës ka qenë shqiptar

Kryeministri i Qeverisë së parë të Palestinës ka qenë shqiptar
Ahmet Hilmi Pasha

Nga: Daut Dauti

Këto dokumente janë nga Arkivi Kombëtar Britanik, që janë korrespondencë diplomatike e Foreign Office-it [Ministrisë së Jashtme], dhe flasin për qeverinë e parë të Palestinës të formuar në vitin 1948. Kryeministër, siç shihet edhe në këto dokumente, ka qenë Ahmet Hilmi Pasha (1884-1963), një shqiptar i lindur në Sidon apo Saida të Libanit. Pasi që ishte shqiptar, arabët e quanin Ahmed Al Arnauti.

Vitet kur shqiptarët sundonin Jerusalemin: U pritën si çlirimtarë, sollën barazi për të gjithë
Lexo po ashtu Vitet kur shqiptarët sundonin Jerusalemin: U pritën si çlirimtarë, sollën barazi për të gjithë

Hilmi Pasha ka qenë një lloj gjeniu në financa, por edhe në politikë dhe ushtri. Në Perandorinë Otomane ka shërbyer disa herë si ministër i Financave, ndërsa si ushtarak kishte gradën e gjeneralit. Pas rënies së Perandorisë Otomane, shërbeu si ministër dhe këshilltar i financave në disa vende arabe dhe është themelues i bankave të para arabe.


Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!
Lexo po ashtu Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Pasi që gëzonte popullaritet të madh dhe pasi që kishte ndihmën e dinastisë shqiptare të Egjiptit, Hilmi Pasha u zgjodh kryeministër i qeverisë palestineze. Kjo qeveri kishte tetë ministra arabë të Palestinës, dy nga të cilët ishin të krishterë. Qeveria e Hilmi Pashës ka funksionuar disa vite, por ra nën hije dhe u bë e parëndësishme, pasi që Amerika dhe disa vende evropiane kishin plane të tjera, të cilat po shihen edhe sot. /Telegrafi/