LAJMI I FUNDIT:

Haziri: LDK e hapur për koalicione ideologjike

Haziri: LDK e hapur për koalicione ideologjike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe pengesat për miratimin e marrëveshjeve të rëndësishme për vendin, janë iniciativë e partive opozitare.

Ai e ka pranuar se brenda koalicionit ka telashe, por kjo sipas tij, nuk do të thotë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Zgjedhje të jashtëzakonshme, zgjedhje të parakohshme, mocione mosbesimi, mosbesim publik ndaj vendimeve të shtetit, pengesa për ratifikimin e marrëveshjes, pengesa për liberalizimin e vizave etj., janë iniciativa të partive politike që janë në opozitë. LDK është në qeverisje me PDK-në dhe në të njejtën kohë e ka edhe rivalin më të madh politik. Që prej pasluftës ne jemi dy parti rivale, por asnjëherë nuk e kemi penguar njëra-tjetrën për interes të shtetit që të punojmë dhe bashkëpunojmë. Ky historik i bashkëpunimit është prej vitit 2002. Por, kjo nuk domethënë që nuk ka telashe brenda funksionimit të qeverisë, mirëpo jo ato që e çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të funsionimit të qeverisë. Qeveria ka funksionuar si kabinet qeveritar dhe si i tillë i atribuohet çdo ministri dhe anëtari të kabinetit”, ka deklaruar Haziri në një intervistë për Bota Sot.


Haziri ka thënë se LDK është e hapur për koalicione ideologjike, por preferon ë koalicionet ideologjike të qendrës së djathtë.

“LDK është treguar vazhdimisht e hapur për koalicione ideologjike parazgjedhore dhe për absormimin e unifikimin e të gjitha strukturave të vjetra, të reja apo kategorin e grup njerëzish që dëshirojnë ta ndihmojnë Kosovën përmes LDK-së. Ne i kemi dyertë e hapura, por i favorizojmë koalicionet ideologjike të qendrës liberale, qendrës së djathtë dhe të atyre që dëshirojnë të japin kontrobut përmes LDK-së”, është shprehur nënkryetari i LDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori