Ngrohtorja e kryeqytetit “Termokos” njofton të gjithë konsumatorët se nga sot do të përmbyllë sezonin e ngrohjes.
Në njoftimin për media, “Termokos” thotë se “Përfundimi i afatit ligjor për furnizimin me energji ngrohëse korrespondon edhe me ngritjen e temperaturave të ajrit në vendin tonë, kështu që tanimë janë përmbushur të gjitha kushtet që ‘Termokos’ të ndërpres furnizimin me energji ngrohëse”.
“Shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë gjithë konsumatorët, që kanë kryer obligimet me rregull, ndërsa konsumatorët borxhlinj i ftojmë, që të shlyejnë borxhet që kanë ndaj ‘Termokos’-it, duke përfituar edhe nga Ligji për faljen e borxheve publike, që është në fuqi”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
“Sezoni ngrohës 2016/2017 është një nga sezonët më të suksesshëm ngrohës deri më tani, gjatë të cilit kemi ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore përgjatë 24 orëve, pa asnjë ditë ndërprerje. Si rezultat i ngrohjes, që kemi ofruar kjo ka ndikuar në kënaqshmërinë e konsumatorëve, e cila sipas raportit për vlerësimin e kënaqshmërisë së konsumatorëve, që ka përfunduar ditë më parë mbi 96 për qind e të anketuarve janë deklaruar të kënaqur me ngrohjen e ofruar. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejtë edhe në ngritjen e shkallës së inkasimit gjatë vitit 2016, që në raport krahasues me vitin paraprak ka qenë 40 për qind më e lartë”.
“Falë përkrahjes bujare të donatorëve të ndryshëm, ‘Termokos’ ka arritur jo vetëm të realizojë një nga projektet më kapitale, që është realizuar pas lufte në Kosovë- Projektin e kogjenerimit, por edhe të jetë një nga kompanitë më të suksesshme.
“Termokos” zotohet se me përkrahjen e donatorëve, që kanë shprehur interesim për të investuar realizimin e projekteve të ndryshme në ndërmarrjen tonë, do të vazhdojmë të angazhohemi edhe më tutje për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët tanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
MPB jep detaje për aksidentin në Radovish
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City