LAJMI I FUNDIT:

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në SHBA

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në SHBA

Nga të shtënat me armë zjarri në një restoran dy persona janë vrarë dhe një grua është plagosur në qendër të qytetit Tucson në Arizona të SHBA-së.

Incidenti ka ka ndodhur rreth orës 19:30, sipas orës lokale, pas një përleshje, rrethanat e së cilës ende nuk dihen, transmeton Telegrafi.

Viktimat thuhet se kishin lidhje familjare, mirëpo sipas zëdhënësit të Departamentit, hetimi tashmë ka nisur.


Policia thotë se është shtënë nga një armë dhe se gruaja është qëlluar në këmbë dhe nuk ka marrë plagë të rënda./Telegrafi/