LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i Shtetit urdhëron ekspertizë mjekoligjore të trupit të vajzës së policit

Kryeprokurori i Shtetit urdhëron ekspertizë mjekoligjore të trupit të vajzës së policit

Kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, me urdhër të kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka urdhëruar që t’i kryhet obduksioni trupit të pajetë të Mediana Thaçit që dyshohet se u vetëvra.

Maloku i ka thënë Insajderit se ka dhënë urdhër që trupi i vajzës 17 vjeçe nga Rogana e Kamenicës të dërgohet në Prishtinë për obduksion.

“Sapo kam urdhëruar që menjëherë trupi të dërgohet për obduksion në Prishtinë. Obduksioni do të kryhet gjatë natës dhe nesër do t’i kthehet familjes për varrim”, ka thënë Maloku.


Maloku ka thënë se këtë urdhër e ka dhënë me kërkesë të kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Këtë vendim Maloku e ka marrë pak pas raportimit të Insajderit se prokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Rabije Jakupi, nuk ka lejuar kryerjen e ekspertizës mjekoligjore. Si pasojë, trupi i ishte kthyer familjes për varrim.

Mediana Thaçi, ka vdekur si pasojë e shkrepjes së një plumbi nga një armë me leje që besohet se ka qenë e axhës së saj. E ndjera është vajza e një polici të Kosovës.

Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjekoligjore
Lexo po ashtu Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjekoligjore

Insajderi ka zbuluar se vajza ka vdekur si pasojë e goditjes nga një plumb në zemër.

Megjithëse, vajza ka vdekur në rrethana të paqarta si pasojë e gjuajtjes me armë, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Rabije Jakupi nuk ka lejuar që trupit të pajetë t’i kryhet obduksioni.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori