PSP-së i vështirësohet puna për shkak të shpërndarjes së gjykatësve në lëndë tjera (Video)
Vendimi i Gjykatës së lartë që të mos pranojë asnjë ankesë të gjykatësve të pakënaqur nga sistemimi i ri në Gjykatën Penale, për avokatin, Zvonko Davidoviq është dëshmi se dikujt i përshtatet, gjykatësit që janë pjesë e “bombave” ose për të cilët PSP-ja kërkon përcaktimin e veprimit joprofesional, të jenë në pozicione kyçe në Gjykatën Themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Davidoviq është i bindur se dikush nga jashtë e drejton Gjykatën Penale dhe bën orarin e gjykatësve sipas dëshirës së dikujt. Ai konsideron se orari i ri i ushtruesit të detyrës kryetar, Stojançe Ribarev, i cili është thuajse identik me atë të paraardhëses së tij, do t’ia vështirësojë në mënyrë plotësuese punën Prokurorisë Speciale me këtë gjykatë.
”Është evidente, por edhe faktet tregojnë se orari është i njëjtë, përkatësisht në raport me Prokurorinë Speciale është i pandryshuar, njerëzit që punonin dhe i refuzonin të gjitha propozimet e mundshme të Prokurorisë Speciale, sërish janë në vendin e njëjtë, Gjykata Supreme merr vendime të njëjta, madje edhe tenton të spinojë se, Prokuroria Speciale tani nuk bashkëpunon dhe kur do të shikoni rezultati është i njëjtë, gjyqësori është i fundosur” – tha për Alsat-M, Zvonko Davidoviq, avokat.
Me shtrirjen e këtillë të gjykatësve “Svarovski” në Gjykatën Penale, Davidoviqi është i bindur se aktakuzat e radhës të Prokurorisë Speciale nuk kanë ardhmëri. Katica Janeva do të përballet me rezistencë të ashpër të gjykatësve që vendosin për paraburgim në lëndë të caktuara.
”Në përbërje të këtillë po, dhe këtë e dëshmoi praktika. Jo vetëm që nuk do të ketë paraburgim, jeni të vetëdijshëm se asnjë urdhër i thjeshtë nuk zbatohet dhe gjykata nuk qëndron prapa tij. Është i turpshëm pohimi i kryetarit të Këshillit Gjyqësor se gjyqësori funksionon meqë ka lëshuar urdhër, por gjykata nuk është kujdesur që të respektohet ky urdhër i saj” – u shpreh Zvonko Davidoviq, avokat.
Pikërisht për shkak të degradimit të gjykatësve nga Gjykata Penale, është pezulluar tërësisht orari i ish ushtrueses paraprake të detyrës kryetar, Tatjana Mihajllova. Pasi që gjykatësit suprem i pranuan thuajse të gjitha ankesat e kolegëve të saj, ajo dha dorëheqje të parevokueshme. Në vendin e saj erdhi gjykatësi suprem Stojançe Ribarev. Edhe ai është me status të ushtruesit të detyrës së kryetarit. Përpiloi thuajse orar identik si Mihajllova, por Gjykata supreme në mënyrë të shpejtuar refuzoi të 17 ankesat./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëOperacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet
Flet nëna e youtuberit shqiptar në kërkim për fyerje të Islamit
Bie në hapësirën e ashensorit, vdes 47-vjeçarja në Prizren
QMK: Gjithnjë e më shumë thirrje në numrin e emergjencave për prani të gjarpërinjve në vendbanime
Vdekja e ushtarit 25-vjeçar – Shtabi i Përgjithshëm: Ushtria nuk ka helikopter i cili i plotëson kushtet për transport special mjekësor
Goditet grupi kriminal që dyshohet për fajde në Prishtinë e Pejë, arrestohen tre persona
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?
Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024
Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet
Publikohet "njoftimi që do ta trondit botën e sportit" nga Endrick dhe fansat janë shumë të zhgënjyer
Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024
Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë