LAJMI I FUNDIT:

Alternativa kërkon nga partitë opozitare të përkrahet mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Alternativa kërkon nga partitë opozitare të përkrahet mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Alternativa përmes një komunikate për media, konsideron se iniciativa e fundit për votëbesim të Qeverisë aktuale duhet të përkrahet nga partitë opozitare, por edhe nga deputet të tjerë të Kuvendit të Kosovës dhe se bën me dije se kjo parti përmes deputetit Ilir Deda, do ta japë nënshkrimin e 40, nëse sigurohen 39 nënshkrimet tjera për përkrahje të mocionit për rrëzim të Qeverisë.

“Iniciativa e ndërmarrë së fundmi nga subjekti opozitar ‘Nisma’ është një mundësi për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë politike, por në të njëjtën kohë, qytetarëve të vendit duhet t’i ofrohen garanci se vendit do t’i jepet një drejtim i ri politik. Alternativa, përmes deputetit Ilir Deda, do ta japë nënshkrimin e 40, nëse sigurohen 39 nënshkrimet tjera për përkrahje të mocionit për rrëzim të Qeverisë, dhe njëkohësisht do ta ndërmarrë një iniciativë të takimeve nga java e ardhshme për ofrimin e alternativës për ndryshim të qeverisjes në vend, përfshirë krijimin e një fronti të gjerë shoqëror dhe politik, ku interesat e caktuara partiake do të vendosen në plan të dytë”, thuhet në komunikatën e Alternativës, transmeton Telegrafi.

Alternativa është për krijimin e një koalicioni të gjerë politik për ndryshime, i cili duhet të jetë në funksion të përmbylljes së suksesshme të shtet-ndërtimit, zhvillimit ekonomik, uljes së papunësisë, formimin e Ushtrisë së Kosovës, reformën në drejtësi me luftë të përnjëmend kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


“Të gjithë që janë për ndryshime duhet të pajtohemi për një kandidat të pavarur e jo partiak për kryeministër dhe një qeveri më të vogël, kompakte dhe funksionale”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Ekonomi
Kalo në kategori