Senatori amerikan, John McCain në një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është i vazhdueshëm, por ua bëri të qartë ligjvënësve të vendit se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.
Senatori amerikan para deputetëve të Kuvendi foli edhe për rëndësinë e miratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
McCain tha se miratimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi do të sillte edhe liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe do të paraqiste një hap të rëndësishme drejt të ardhmes në BE.
Ai më tej shtoi se është po ashtu shumë e rëndësishme që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet në bazë të ndryshimeve kushtetuese.
Senatori tha se përkushtimi i SHBA-së për rajonin mbetet i hekurt.
Sipas senatorit republikan angazhimi i SHBA-së për Kosovën është apartiak, pasi sipas tij si republikanët ashtu edhe demokratët angazhohen për këtë pjesë të rajonit.
Ai tha se Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në shumë fusha, sidomos në atë të luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit.
Por sipas McCain,përkundër të arriturave Kosova ka ende shumë punë dhe sfida por që do ta kenë mbështetjen e SHBA-ve.
McCain përmendi edhe nevojën e zhvillimit ekonomik, luftimin e krimit dhe korrupsionit, nevojën e sundimit të ligjit. Ai tha se SHBA përkrah edhe projektin rreth termocentralit Kosova e Re.
Senatori republikan shprehu edhe nevojën e avancimit të dialogut Kosovë-Serbi. Ai tha se dialogu është në interes të Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetit të Evropës Juglindore.
Ai tha se mund të imagjinohet dhimbja dhe pasojat nga lufta, por sipas tij, e vetmja zgjidhje për një të ardhme të sigurt është dialogu dhe pajtimi.
McCain po ashtu tha shembullin e SHBA-ve dhe Vietnamit. Ai tha se para disa dekadave do të ishte e pabesueshme të mendohej një pajtim ndërmjet këtyre dy shteteve, por tashmë këto dy vende kanë normalizuar marrëdhëniet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian