LAJMI I FUNDIT:

Liridon Latifi, djaloshi i artë i Skënderbeut që me golat e tij po e kërkon Evropën (Foto/Video)

Liridon Latifi, djaloshi i artë i Skënderbeut që me golat e tij po e kërkon Evropën (Foto/Video)

Sa herë që ai shënon Skënderbeu merr pothuajse gjithmonë tre pikët ose i shkon shumë afër fitores. Ky është Liridon Latifi, apo djaloshi i artë i Skënderbeut.   

Shtatë gola edhe pse është kuota më e lartë për të që kur është bërë pjesë e korçarëve nuk janë shumë për një futbollist me cilësitë e tij, por nëse Skënderbeu është ende në vallen e titullit, një meritë të padiskutueshme e ka pikërisht ai.

Liridon Latifi është njeriu të momentit te Skënderbeu, por jo vetëm kaq, sepse ai është një nga talentet më të mëdhenj të këtyre viteve të fundit në kampionatin shqiptar dhe njeriu që ka ndoshta vlerën më të lartë në treg nga futbollistët e Superiores, në këtë aspekt mund ta rivalizojë ndoshta vetëm Ekuban.


Latifi me fanellën e Skënderbeut

Me 7 gola të realizuar, por edhe shumë asiste ky është sezoni më i mirë i Liridon Latifit që nga momenti që është bërë pjesë e korçarëve.

Goli i fundit ndaj Flamurtarit i dha 3 pikë shumë të çmuara skuadrës së Dajës me Skënderbeun që falë atij goli ka ende shanse për të mbrojtur titullin kampion.

Është vetëm 23-vjeç pak javë më parë bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare, transmeton SS.

Debutimi në Kombëtaren A kundër Italisë

Në drejtim të Latifit pati shumë oferta që verën e kaluar, por ai zgjodhi të vazhdojë aventurën e tij me korçarët edhe për të paktën një tjetër sezon me shpresën se mund të fitojë një tjetër titull por edhe Kupën e Shqipërisë, trofe të cilin Skënderbeu nuk e ka fituar asnjëherë.

Liriidon Latifi deri më tani me golat e tij i ka dhënë Skënderbeut plot 16 pikë në këtë sezon.

Sulmuesi prishtinas këtë verë pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë pasi për të shumë klube kanë trokitur në derën e Skënderbeut.

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori