Senatori amerikan, John McCain, ka arritur në Prishtinë, duke nisur kështu vizitën e tij dy ditëshe në Kosovë. Ai pritet të takojë liderët e institucioneve dhe partive politike.
Nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është bërë me dije se senatori amerikan do të nderohet me çmimin “Urdhri i Lirisë”. Ky çmim, pritet që t’i dorëzohet të premten.
Çmimi, senatorit McCain i ndahet për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, që për Kosovën konsiderohet “aleat i përjetshëm”.
McCain do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Po ashtu, McCain, të enjten, pritet t’i drejtohet me një fjalim Kuvendit të Kosovës, i cili mblidhet në një seancë solemne pikërisht për senatorin amerikan.
Senatori republikan ka nisur nga 7 prilli një turne në Ballkanin Perëndimor, rajon ky, ku Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin politik dhe ekonomik.
Gjatë vizitës në Sarajevë, McCain ka thënë se është i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje dhe Hercegovinës.
Kurse, gjatë qëndrimit në Beograd, ku ka takuar presidentin e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, McCain ka deklaruar se çdo gjë që ndodh në pjesën lindore të Evropës është e rëndësisë jetike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.
“Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, mesazhi për kolegët e mi në Senat, presidentin dhe popullin amerikan, është se çdo gjë që ndodh në pjesën lindore të Evropës është me interes jetik për sigurinë kombëtare të SHBA-ve”, ka thënë McCain në Beograd.
Në deklaratat e bëra gjatë këtij turneu diplomatik, ai ka akuzuar Rusinë për bashkëpunim me Sirinë në kryerjen e një sulmi të dyshuar kimik.
“Rusët kanë qenë në dijeni për armët kimike, sepse kanë operuar saktësisht nga e njëjta bazë”, ka thënë McCain.
Ndonëse ishte pritur, megjithatë ai nuk ka vizituar Maqedoninë.
Fakti që ky senator, me ndikim nga radhët e republikanëve dhe ish-kandidat për president, anashkalon Maqedoninë, është një porosi e fuqishme diplomatike për krizën në Maqedoni, kanë vlerësuar analistët.
Sidoqoftë, vizita e senatorit amerikan dhe ato të zyrtarëve tjerë të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor vlerësohen si tregues i përkushtimit amerikan për rajonin, në kohën e interesimit të Rusisë për të rritur ndikimin e vet në këtë pjesë të Evropës.
John McCain ka qenë kandidat republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2008, por ai ishte mposhtur nga demokrati Barack Obama. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Parandalohet futja e drogës në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Ilire Dauti sërish nuk ka lejuar që ligji për “branitellat” të futet në rendin e ditës të Komisionit të Politikës Sociale
Hasaj: Tri komuna në vend rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian