Zhvillimet e fundit politike, me ç’rast në shënjestër të sulmeve janë shqiptarët, në mesin e manastirasve shkaktuan brengosje të thellë për sigurinë e fëmijëve të tyre, të cilët arsimimin e mesëm e vijojnë nëpër shkollat e mesme me mësim në gjuhën maqedonase.
Fund-viti shkollor po afrohet. Së shpejti do të fillojnë ekskursionet e nxënësve të shkollave fillore, por edhe të atyre të mesme, shkruan gazeta KOHA. Siç është e njohur, të gjithë nxënësit shqiptarë, në fund të vitit shkollor, respektivisht gjatë afatit regjistrues, edhe pse shpallen tri paralele të arsimit të mesëm me mësim në gjuhën shqipe, për shkaqe tani për tani të panjohura, regjistrohen nëpër gjashtë qendrat e arsimit të mesëm me mësim në gjuhën maqedonase, duke “injoruar” paralelet shqipe.
Zhvillimet e fundit që përfshinë vendin, nuk lënë anësh as nxënësit e shkollave të të gjitha niveleve, të cilët u manipuluan nga politika ditore, filluan ta shfaqin urejtjen ndëretnike nëpër protestat që po mbahen për çdo ditë, në të cilat, me pretekst kinse kundër Deklaratës shqiptare, kërkojnë vdekjen e shqiptarëve. Ajo pjesë e nxënësve maqedonas që iu është nënshtruar politikës ditore, pa fijen e turpit shprehen edhe kundër shokëve të vet shqiptarë. Edhe më provokuese ishte shembulli me katër nxënësit e shkollës të mesme të mjekësisë, të cilët kishin tentuar ta djegin Shtëpinë e Alfabetit, në mbrojtje të të cilëve u pozicionua edhe drejtoresha e shkollës në fjalë, ashtu siç u pa me pankartë në duar, në të cilin shkruante “Smrt za shiptarite”.
Shkolla e mesme ekonomike vite me radhë ka qenë më e kapshme për shqiptarët, ku edhe janë regjistruar dhe po regjistrohen numri më i madh i gjysmë-maturantëve shqiptarë. Këtyre ditëve, sipas rrëfimeve të nxënësve po përfundojnë përgatitjet për ekskursionet vjetor, kurse maturantët me të madhe përgatitet edhe për ekskursionin disa ditor, por edhe për mbrëmjen e maturës. Edhe shqiptarët e klasave tjera, por edhe ata maturantët, sipas rrëfimeve të tyre, duke marrë parasysh zhvillimet marrin përmasa brengosëse, duke u shprehur se ndodhen para shumë dilemave, të shkojnë apo të mos shkojnë në këto ekskursione, të shkojnë apo të mos shkojnë në Mbrëmjen e Maturës? Po të këtij mendimi janë edhe nxënësit e shkollës së Mesme “Taki Daskallo”.
Falë drejtimit të Gjimnazit të përgjithshëm dhe drejtimeve tjera të arsimit të orientuar, ka regjistruar një numër të madh të nxënësve shqiptarë. Edhe këta shprehen se janë në dilema të thella lidhur me shkuarjen apo mos-shkuarjen në ekskursion apo në mbrëmjen e maturës, edhe pse dëshirojnë që çastet e fundit të jetës shkollore t’i kalojnë me bashkënxënësit e tyre maqedonas. Edhe pse biseduam me shumë nxënës, që të gjithë për shkaqe të sigurisë, nuk dëshironin të përmenden emrat e tyre. Doajeni i arsimit shqip në Manastir, Ramiz Arsllani, i brengosur thellë nga gjithë kjo ç’po ndodh rreth nesh, shfaq brengosje edhe për fatin e nxënësve shqiptarë.
Ai është i mendimit se, për momentin zhvillimet e fundit nuk lejojnë që nxënësit shqiptarë të festojnë apo të udhëtojnë me nxënësi maqedonas, edhe pse shumica prej tyre kanë qëndrim pozitiv ndaj shqiptarëve. “Unë jam skeptik kur bëhet fjalë për situatën e nxënësve shqiptarë si në shkollën fillore, ashtu edhe në ato të mesmet, nuk do të kisha lejuar që nipi apo mbesa ime të largohet nga qyteti”, thotë Arsllani. Sido që të jetë dhe sido që të ndodhë, nxënësit, por edhe shqiptarët tjerë të Manastirit janë në një dilemë dhe pritje se çfarë mund të ndodhi sot apo nesër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar