LAJMI I FUNDIT:

Blero përgëzon babanë e tij për botimin e librit të ri (Foto)

Blero përgëzon babanë e tij për botimin e librit të ri (Foto)

Shkrimtari Bajram Muharremi ka promovuar së fundmi librin e tij më të ri me poezi, të titulluar “Vullkani i fjetur”.

Libri gjatë promovimit u vlerësua lartë nga referuesi Osman Ahmetgjekaj dhe nga gjithë të pranishmit tjerë.

“Vullkani i vjetër” ka në fokus Kosovën si temë dhe heronjtë e rënë gjatë luftës, të cilëve shumica e poezive u dedikohen atyre.


Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk e dinë shkrimtari Bajrami Muharremi është edhe babai i këngëtarit të njohur kosovar Blero.

Ky i fundit, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaq babanë e tij gjatë promovimit të librit, gjersa e përgëzon për punën e bërë.

“Urime babi, libri ‘Vullkani i fjetur’” (sic.), shkruan Blero në Instagram. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BSt7kzlgCVQ