Gjyqësori i Kosovës ka arritur progres në vitin 2016, duke përmirësuar efikasitetin e punës gjyqësore me zvogëlimin e numrit të lëndëve të pazgjidhura për më shumë se 10%, përkundër një rritjeje prej më shumë se 37,000 të lëndëve të reja, të pranuara gjatë vitit 2015.
Numri i tërësishëm i lëndëve është zvogëluar nga 440.627 që ishte në fillim të vitit 2016,në 399.031 në fund të vitit, e që është numri më i ulët që nga riorganizimi i gjykatave në fillim të vitit 2013.
Shkalla e gjithëmbarshme e pastrimit (proporcioni ndërmjet numrin të lëndëve të zgjidhura ndaj atyre të pranuara) ishte 110.1 %. Shkalla e pastrimit për të gjitha gjykatat themelore ishte afër, ose më lartë se 100%.
Shkalla e pastrimit për Gjykatën Themelore të Prishtinës, që është Gjykata më e madhe në vend, ishte 104.5%.
“Përfitimet më të mëdha janë arritur përmes zvogëlimit të numrit të lëndëve të kundërvajtjeve, nga 210.983 lëndë në fillim të vitit, në 189.734 lëndë në fund të vitit, që do të thotë, zvogëlon numrin prej 21.249 lëndësh. Ndërsa, përmbarime nga 95.479 lëndë në fillim të vitit, në 74.505 lëndë në fund të vitit, një zvogëlim prej 20.974 lëndësh”, thuhet në komunikatë.
Në njoftim më tej thuhet se përfitime të rëndësishme janë realizuar edhe në krimet e rënda ku numri i lëndëve është zvogëluar nga 5.593 lëndë në fillim të vitit, në 4.840 në fund të vitit, që paraqet shkallë pastrimit prej 132.5%.
Po ashtu raportohet se numri i lëndëve civile është ulur, nga 42.560, me shkallë pastrimit prej 113%. Megjithatë, numri i veprave penale të lehta është rritur me 4.6% nga 38.549, në 40.329.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, është shprehur se KGJK-ja është e kënaqur me këtë progres në drejtim të efikasitetit të përmirësuar në përpunimin e lëndëve.
Krahas përmirësimit të llogaridhënies dhe transparencës, kjo është njëra nga prioritetet më të rëndësishme të gjyqësorit.
“Por, edhe pse ne jemi të kënaqur me përmirësimet në vitin 2016, mbetet akoma punë për t’u bërë. Sistemi gjyqësor ka nevojë të vazhdojë përmirësimin e efikasitetit, ashtu që lëndët të procedohen më shpejtë dhe njëkohësisht të ruhet edhe cilësia. Gjykatat Themelore po zhvillojnë planet për përmirësimin e menaxhimit të lëndëve në gjykatat përkatëse, ashtu që të vijojë progresi. Në vitin 2016, ngarkesa me lëndë në Gjykatën e Apelit ka vijuar të rritet dhe ne po punojmë me kryetarin e Gjykatës dhe kolegët e tij që në vitin 2017,të ketë përmirësim të efikasitetit”, u shpreh Idrizi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë
Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët