LAJMI I FUNDIT:

Arifi: BDI-ja u ndëshkua me votë

Arifi: BDI-ja u ndëshkua me votë

Në një intervsitë për Deutsche Welle, nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, shprehet se Maqedonia është peng i tregtarëve të thjeshtë me populizmin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, BDI-ja ka qenë e vetëdijshme se në këtë proces, partia nuk do të kalojë e pandëshkuar, kurse çmimi ishte një bilans negativ i votave.

Arifi thotë se disa njerëz tentojnë që problemet e tyre të brendshme dhe frikën tentojnë që ta paraqesin si ”luftë patriotike” për mbrojtje të shtetit nga një armik virtual.


Ajo pohon se partia e saj është në kontakt të përhershëm për të gjetur një formë demokratike dhe paqësore të veprimit që do të mundësonte transferim funksional të qeverisjes, pa ndonjë pasojë ndaj stabilitetit dhe përparimit demokratik.

Edhe kryetarja e Tetovës, është e mendimit se përplasja në Maqedoni është ndërpartiake dhe jo ndëretnike. Ajo rithekson mbështetjen dhe mbrojtjen e Prokurorisë Speciale Punlike, duke shtuar se kanë filluar edhe një proces brendapartiak për të vërtetuar mundësi keqpërdorimesh dhe përgjegjësi juridike për secilin funksionar partiak që në 15 vitet e fundit ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore./Telegrafi/