LAJMI I FUNDIT:

Kriza politike ndikon në pagesën e rrogave në Maqedoni (Video)

Kriza politike ndikon në pagesën e rrogave në Maqedoni (Video)

Kriza politike ka goditur edhe pagesën e rregullt të rrogave. Është rritur numri i kompanive të cilat nuk munden në kohë t’i paguajnë obligimet ndaj të punësuarve.

Sipas të dhënave që Alsat-M i mori nga Drejtoria e të Hyrave Publike, vetëm për 1 muaj përkatësisht nga janari deri në shkurt të këtij viti, 2000 kompani janë vonuar me pagesën e rrogave në afatin e paraparë me ligj. Në mënyrë shtesë, numri i kompanive që aspak nuk e kanë paguar rrogën e shkurtit është rritur për rreth 2000, krahasuar me janarin. Kjo do të thotë se gjithsej janë 3776 kompani që për 1 muaj e kanë humbur aftësinë në kohë të paguajnë rroga ose janë shuar. Sipas ekspertit Pavle Gacov, këto numra janë porosi e qartë se në ekonominë e vendit asgjë nuk shkon siç duhet.

”Sigurisht se kjo do të thotë jo- likuiditet, pasi gjëja e parë që kompanitë duan ta bëjnë është t’i paguajnë tatimet dhe rrogat ndaj punonjësve të tyre. Jolikuiditeti është virus. Ai shumë shpejtë i prek të gjithë që kanë lidhje me kompanitë që janë në gjendje të këtillë e që s’mund të paguajnë rroga të rregullta” – tha Pavle Gacov, këshilltar tatimor.


Nuk ka dyshim se në gjendjen e këtillë ndikim të madh ka kriza politike që tashmë tre vite me radhë ka përfshirë vendin, thotë Gacov.

”Ky numër, nëse vazhdon kriza politike-ekonomike, në të ardhmen do të rritet. Kjo do të thotë se në këto 4000 kompani do të shtohen edhe kompani të tjera që nuk do të mund të paguajnë rroga” – u shpreh Pavle Gacov.

Javën e kaluar në një deklaratë për Alsat, nga inspektorati i punës konfirmuan se ankesat më të shpeshta nga punëtorët kanë të bëjnë pikërisht me vonesën e rrogave.

”Nuk tolerohet mos- pagesa e rrogës, por gjendja e përgjithshme në ekonomi, jolikuiditeti i kompanive çon në mos- pagesën e rrogave për punëtorët” – theksoi Zllate Stojanovski- inspektor shtetëror i punës.

Ligji thotë se çdo kompani është e obliguar të paguaj rrogën e kaluar deri më datën 15-të të muajit të ardhshëm. Për çdo ditë vonesë, DAP u merr kamatë dënimi prej 0,03%. Nëse vonesa është më shumë se 15 ditë, për kompaninë parashihet gjobë prej 2500 deri 3500 euro ndërsa për personin përgjegjës 30% nga lartësia e gjobës së shqiptuar për kompaninë./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=c845Crzz86s

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori