LAJMI I FUNDIT:

Kandiq: Serbia nuk dëshiron të ndëshkojë krimet e kryera në Kosovë

Kandiq: Serbia nuk dëshiron të ndëshkojë krimet e kryera në Kosovë

Natasha Kandiq, nga “Fondi për të Drejtën Humanitare”, ka theksuar se duhet të dihet se çka ka ndodhur në Kosovë.

“Pa ditur se çfarë ka ndodhur është shumë e vështirë të mendohet një e ardhme më e mirë mes Kosovës dhe Serbisë sepse brezat e rinj do ta bëjnë këtë pyetje”, tha ajo.

Për Masakrën e Reçakut e cila ishte vlerësuar si ngjarja që ndryshoi qasjen karshi zhvillimeve në Kosovë, Kandiq ka theksuar se aty kishte ndodhur një krim i madh.


“Hetuesit e Hagës nuk e çuan rastin në gjykim, dhe ka mbetur rast pa ndonjë zgjidhje apo përfundim ligjor. Nuk është vënë drejtësia në vend, nuk ka shumë fakte për rastin, njësoj si edhe për rastet e tjera. Por, rasti i Reçakut është i njohur për publikun për shumë të vrarë dhe populli i Kosovës shfrytëzonin rrugët malore për të shkuar në varrimin e tyre”, ka theksuar Kandiq.

Ajo ka bërë me dije se ka raste kur Fondi ka kërkuar dokumente nga autoritetet serbe, si policia ose armata, por sipas saj ata refuzojnë duke thënë se nuk është në interes të forcave serbe të japë dokumente të cilat tregojnë se sovraniteti serb do të rrezikohet.

Kandiq ka theksuar se ndëshkimi për krimet e kryera nga policia e ushtria nuk është prioritet për Serbinë

Këto deklarata, Kandiq i ka dhënë në emisionin “Udhëve”, me titull “Zëra Ndryshe nga Beogradi”, i transmetuar në RTK.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori