LAJMI I FUNDIT:

Kthehet Mini klasik i para 60 vjetëve, kushton rreth 60 mijë euro

Kthehet Mini klasik i para 60 vjetëve, kushton rreth 60 mijë euro

Kompania David Brown Automotive, e cila në panairin e sivjetmë të automobilave në Gjenevë prezantoi modelin Speedback GT si replikë ndaj modelit klasik Aston Martin DB5 nga vitet e gjashtëdhjeta, ka kthyer në jetë edhe një ikonë të auto-industrisë britanike.

Kur ishte prezantuar para pothuajse 60 vjetësh, Mini ishte i vogël, automobil i popullarizuar, i cili me paraqitjen e tij solli freskime në industrinë e automobilave, transmeton Telegrafi.


Vetura ishte mjaft praktike dhe identiteti i tij i njohur vizual dhe estetik i mundësuan që të zgjasë madje 40 vjet në pothuajse dizajn të pandryshuar.

Mini klasik u zhduk nga skena në fillim të këtij shekulli, ndërsa në vend të tij ishte brendi premium Mini në pronësi të BMW-së.

Kompania David Brown vendosi që të kthejë në jetë Mini-n klasik, duke krijuar “Mini Remastered”, versioni modern i modelit origjinal nga vitet e gjashtëdhjeta.

Në kompani nuk kanë ofruar detaje për agregatin e motorit, por thonë se bëhet fjalë për versionin e avancuar të ish-motorit të Mini 1.275 ccm, me 50 për qind më shumë të fuqisë dhe ka ndërrues manual prej katër shpejtësive.

Konstruksioni është përforcuar për të kënaqur standardet aktuale të sigurisë, ndërsa janë avancuar edhe frenat.

Premiera e “Mini Remastered” do të jetë në Monako, më 20 prill.

Në fillim, blerësve do t’iu ofrohen dy versione të automobilit në seritë e limituara – “Inspired by Café Racers” dhe “Inspired by Monte Carlo”. Çmimet nuk janë bërë të ditur, por jo zyrtarisht “Mini Remastered” do të kushtojë rreth 58.000 euro. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Auto
Jeta brenda një Lamborghini Urus

Jeta brenda një Lamborghini Urus

Auto
I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
BMW prezantoi një

BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Kalo në kategori