LAJMI I FUNDIT:

Alkimia e Ballkanit, Kosova (7): Shteti me borxhin më të ultë të jashtëm në Evropën Lindore, ku shumica dërrmuese duan punë shteti! (Video)

Alkimia e Ballkanit, Kosova (7): Shteti me borxhin më të ultë të jashtëm në Evropën Lindore, ku shumica dërrmuese duan punë shteti! (Video)
the editor in chief Goran Milic in the Al Jazeera studios in Sarajevo

Pjesën e shtatë të serisë së dokumentarëve për Kosovën, gazetari i njohur kroat, Goran Milliq, e nis me propagandën serbe për natalitetin e shqiptarëve të Kosovës, gjoja si armë politike për të tejkaluar serbët në numër. Por, e vërteta është se Kosova kurrë nuk i ka tejkaluar dy milionë banorë, ndërsa sot, sipas anketës së bërë nga ai, tre për qind e të rinjve janë për një fëmijë; 40 për qind për dy; 30 për qind për tre; dhe 23 për qind për më shumë se tre, transmeton Telegrafi.

Guvernatori e Bankës Kombëtare, Bedri Hamza, gjatë një interviste shprehet se Kosova është vend stabil financiarisht, me borxhin e jashtëm nën një miliard euro, duke e bërë një nga vendet me më pak borxhe në Evropën Juglindore.

Alkimia e Ballkanit (1-2-3-4): Kosova, vendi që çdo ditë ndryshon (Video)
Lexo po ashtu Alkimia e Ballkanit (1-2-3-4): Kosova, vendi që çdo ditë ndryshon (Video)

Në këtë pjesë të dokumentarit të realizuar nga Al Jazeera Balkans, ceket prodhim i dikurshëm mbresëlënës i duhanit që tashmë është në situatë kritike. Për këtë flet me Gazmend Abrashin, që ka privatizuar fabrikën e vjetër të cigareve në Gjilan dhe i cili është i bindur se nga duhani, në Kosovë, do të mund të jetonin të paktën 20 mijë familje.


Alkimia e Ballkanit, Kosova (5): Shteti shumetnik me 90 për qind shqiptarë! (Video)
Lexo po ashtu Alkimia e Ballkanit, Kosova (5): Shteti shumetnik me 90 për qind shqiptarë! (Video)

Milliq flet edhe me femrën e parë që udhëheq me një qytet, Mimoza Kusari Lilën – kryetaren e Gjakovës. Nëna e dy fëmijëve “mbahet në top-formë meqë çdo mëngjes vrapon 12 kilometra, ndërsa merr pjesë edhe në maratona”. “Qytetin e mendon si tipi evroperëndimor, me shumë gjëra moderne e edhe ndjenjën e trashëgimisë historike”, thotë Milliq.

Alkimia e Ballkanit, Kosova (6): Dalja nga izolimi dhe berberi i Thaçit (Video)
Lexo po ashtu Alkimia e Ballkanit, Kosova (6): Dalja nga izolimi dhe berberi i Thaçit (Video)

Gjatë vizitës në Prizren, që përshkruhet si qyteti më i bukur në Kosovë, ceket se aty flitet shqipja, boshnjakishtja, serbishtja dhe turqishtja. Ndërsa, nuk lihet pa u përmendur edhe festivali DokuFest.

Milliq provon edhe kuzhinën e Kosovës që për të ka larushi – me ushqime pak të njohura, përfshirë edhe mënyrën e përgatitjes së tyre.

Detaj interesant në këtë pjesë është edhe kjo anketë: 60 për qind duan të punojnë në shërbime shtetërore, 16 për qind në kompani shtetërore, veç pesë për qind në firma private dhe 15 për qind në firmat personale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori