LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në komisariatin e policisë

Zjarr në komisariatin e policisë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Komisariatin e Policisë së Kavajës mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë , rreth orës 23:37, në parkingun brenda Komisariatit të Policisë Kavajë, ka rënë zjarr në pjesën e pëparme, të automjetit tip “Citroen”.

Si pasojë e flakëve të këtij mjeti, që është në pronësi të punonjësit të policisë J. B, është dëmtuar në pjesën e përparme të derës dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i parkuar pranë automjetit tip “Citroen”, pasi ishte i bllokuar nga ana e Specialistëve të Komisaraitit si provë materiale, njofton Opinion.al.


Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nga veprimet e kryera rezultoi se, shkaku i zjarrit ka qënë aksidental, si pasojë e një masë elektrike, në pjesën e baterisë së automjetit tip “Citroen”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për vlerësim. /Telegrafi/