LAJMI I FUNDIT:

Kapën gjarprin gjigant – nëse do ta mbysnin “do të ishte një humbje për ta”! (Foto/Video)

Kapën gjarprin gjigant – nëse do ta mbysnin “do të ishte një humbje për ta”! (Foto/Video)

“Gjuetarët” Leonardo Sanchez dhe Nicholas Banos janë pjesë e një “sfide” e cila synon për të hequr qafe gjarpërinjtë që janë duke ua shkatërruar tokën publike.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, derisa po ecnin në një rrugicë të një “xhungle” në Florida, Sanchez pa gjysmën e trupit të gjarprit gjigant duke rrëshqitur përmes një pjerrësire.


“Nuk kisha kohë për t’ia kërkuar kokën”, ka thënë Sanchez. “Kështu që e kapa nga bishti”.

Gjarpri më pas sipas tyre u gërshetua nëpër pemë me shpresë që të largohej, ndërsa Sanchez nuk e kishte lëshuar edhe më tej.

Ky gjarpër thuhet se është i gjatë rreth 5 metra dhe peshon rreth 65 kilogramë.

“Njerëzit mendojnë se gjarpërinjtë lëvizin ngadalë”, ka thënë ai. “Por jo, ata vrapojnë”.

Banos ka thënë se kishte dashur ta mbyste gjarprin, në mënyrë që mos të kishte rrezik nga ai, por për Sanchez ai duhej kapur i gjallë, ndryshe kjo “do të thoshte humbje”. /Telegrafi/