LAJMI I FUNDIT:

Anketë: Shqiptarët i besojnë PSP-së, kurse maqedonasit i besojnë Ivanovit

Anketë: Shqiptarët i besojnë PSP-së, kurse maqedonasit i besojnë Ivanovit

Thuajse dy e treta e të anketuarve janë përgjigjur se Maqedonia lëvizë në drejtim të gabuar, ndërkaq vetëm 8% mendojnë se vendi lëvizë në drejtimin e duhur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu janë përgjigjur qytetarët ndaj anketës së Institutit Kombëtar Demokratik, i realizuar dhe financuar nga USAID-i. Kjo është seria e parë nga tre anketat e përpunuara në mars të këtij viti.

Sipas rezultateve, kryetari Ivanov është më i besueshëm te bashkësia etnike e maqedonasve, kurse më pak i besueshëm te shqiptarët. Prokuroria Speciale Publike është gëzon besim të madh te shqiptarët, dhe është institucioni i dytë më i besueshëm te maqedonasit.


Gjykatat dhe Prokuroria Publike janë institucionet më pak të besueshme në Maqedoni. 60% e qytetarëve mendojn se duhet të vazhdohet mandati i PSP-së.

51% e qytetarëve mendojnë se LSDM-ja dhe partnerët e saj të koalicionit kanë të drejtë që të udhëheqin qeverinë, 40% mendojnë se një qeveri pa mandatin e Ivanovit, është legjitime.

8 nga 10 qytetarët e Maqedonisë nuk e kanë lexuar Deklaratën politike shqiptare. 41% e shqiptarëve mendojnë se BE-ja ndihmon interesat kombëtare të Maqedonisë, kurse 15.4% e maqedonasve dhe grupeve tjera kanë këtë mendim.

18.2% e shqiptarëve në Maqedoni mendojnë se SHBA-ja ndihmon interesat kombëtare të Maqedonisë, si edhe vetëm 6.9% e maqedonasve kanë të njëjtin mendim.

10.5% e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se Rusia ndihmon në interesat kombëtare të Maqedonisë, por kur të hiqen shqiptarët, atëherë kjo përqindje bie në 8%, pasi që shqiparët nuk mendojnë se Rusia ndihmon në këtë drejtim. Anketën e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori