LAJMI I FUNDIT:

Ivanov në sesionin presidencial të Forumit euroaziatik ekonomik

Ivanov në sesionin presidencial të Forumit euroaziatik ekonomik

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të mbajë fjalim në sesionin presidencial të Forumit euroaziatik ekonomik të 20-të, që mbahet në Stamboll, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në forumin tradicional, marrin pjesë burrështetas aktualë dhe të mëparshëm, presidentë, kryeministra, personalitete të njohur nga jeta shoqërore dhe politike, sektori joqeveritar dhe bashkësia e biznesit nga 40-të shtete, njofton AIM.

Ivanov dje mbajti fjalim në hapjen e forumit dhe porositi se Evropa mbetet superfuqi e sitilit jetësor.


‘Edhe pse kjo superfuqi tani është në krizë, nuk guxon të harrohet se kriza është edhe mundësi për zgjidhje të reja’, theksoi Ivanov.

Organizator i Forumit është fondacioni Marmara, grup për hulumtime ekonomike dhe shoqërore i cili ka për qëllim avancimin e marrëdhënieve mes BE-së dhe vendeve nga Azia Qendrore dhe Lindaj e Afërt. /Telegrafi/