Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur konkurs për pranim të nxënësve në vitin e ri shkollor 2017/18 në shkollat e mesme të vendit. Me këtë rast, për gjashtë shkollat e mesme që janë në kuadër të Komunës së Tetovës, janë paraparë 105 paralele, ndërsa vende të lira ka për 3540 nxënës, shkruan gazeta Koha. Ahmet Qazimi nga Sektori për arsim në Komunën e Tetovës, njofton se vitin shkollor gjithsej në të gjitha komunat rurale të rajonit të Tetovës e përfundojnë 2098 maturantë.
“Pritjet janë që këtë vit të regjistrohen rreth 1800 nxënës, ndërsa nxënësit do të pranohen sipas pikëve që do të marrin gjatë regjistrimit. Në një paralele janë paraparë të regjistrohen rreth 25 nxënës, ndërsa në Shkollën e mesme të mjekësisë ‘Nikolla Shtejn’, për t’u pranuar maturantit i nevojiten 70 pikë, ndërsa në gjimnazin ‘Kiril Pejçinoviq’ dhe në shkollën e mesme ekonomike ‘8 Shtatori’ për t’u pranuar maturanti duhet të ketë 60 pikë. Në shkollat tjera nxënësi duhet të ketë prej 30 deri në 40 pikë”, tha për Koha, Ahmet Qazimi.
Ai më tej njoftoi se këtë vit në bazë të sugjerimeve të Ministrisë së Arsimit për reformën në drejtimet e shkollave të mesme do të hapet një drejtim i ri në shkollën e mesme të mjekësisë.
“Në bazë të sugjerimeve prej 80 drejtime të reja nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, këtë vit do të kemi drejtimin e ri në shkollën e mesme të mjekësisë. Bëhet fjalë për drejtimin për përkujdesës. Për drejtimet tjera të reja, jemi duke bërë plan dhe duke shqyrtuar kuadrin dhe hapësirat që disponojmë, pastaj të hapim drejtime të reja që mungojnë në shkollat e Tetovës, por edhe që janë të nevojshme për tregun e punës”, deklaroi Qazimi.
Sipas tij, vitin e ardhshëm shkollor nuk është paraparë që të mbyllet ndonjë drejtim në shkollat e mesme të Tetovës.
Gjithsej në shkollat e mesme janë paraparë 105 drejtime, ndërsa sipas praktikës së viteve të kaluara, gjithsej janë plotësuar 87 paralele. Si gjithmonë maturantët në afatin e parë më shumë orientohen në mjekësi dhe në gjimnaz, ndërsa në afatin e dytë në shkollat tjera të mesme, gjegjësisht në shkollën e bujqësisë dhe tekstiles. Këtë vit regjistrimi i nxënësve do të bëhet në dy afate, edhe atë afati i parë është më 28 dhe 29 qershor, kurse afati i dytë është më 24 gusht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Mickoski: Do të ishte tradhëti nëse do të thoja se çështja maqedonase ka përfunduar
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Haradinaj pritet në Pentagon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar