LAJMI I FUNDIT:

PSP-ja është duke hetuar për deputetin Antonio Milloshoski (Dokument)

PSP-ja është duke hetuar për deputetin Antonio Milloshoski (Dokument)

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, që dikur ishte edhe ministër i Punëve të Jashtme, bën të ditur se Prokuroria Speciale Publike (PSP) është duke hetuar për të, njofton Telegrafi Maqedoni.

Milloshoski ka bërë publike dy kërkesa të PSP-së, drejtuar Ministrisë për Transport dhe Lidhje, respektivisht Agjencisë për aviacion civil, dhe Regjistrit Qendror.


Nga Agjencia për aviacion civil kërkohen të dhëna nëse Milloshoski, është apo ka qenë pronar avionësh. Nga Regjistri qendror kërkohen të dhëna nëse Milloshoski ka qenë, apo është pronar, si person fizik apo juridik në ndonjë veprimtari.

Në profilin e tij në Facebook, Milloshoski thotë se nuk ka në pronësi asgjë./Telegrafi/