LAJMI I FUNDIT:

Ballazhi, shqiptari i parë në organizatën më të njohur botërore të stomatologve (Foto)

Ballazhi, shqiptari i parë në organizatën më të njohur botërore të stomatologve (Foto)

Doktor Ylber Ballazhi, stomatologu nga qyteti i Kërçovës është shqiptari i parë që së fundmi u bë anëtar i organizatës së njohur të stomatologëve “Style Italiano” me qendër në Itali, por me veprimtari të gjerë në të gjithë botën. Ballazhi u zgjodh si kandidat për të konkurruar dhe fitoi të drejtën e të qenurit anëtari me i ri për ekzemplarët e punuar nga ai për stomatologji estetike të avancuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

E themeluar nga Walter Devoto dhe Profesor Angelo Putignano, “Style Italiano” është një organizatë profesionistësh të pasionuar dhe studiuesish të specializuar në stomatologji estetike dhe restauruese. Në grup ka specialistë si dhe të njohur nga bota e stomatologjisë, që ndajnë një pasion për materialet përbërëse të punës së tyre.

Ballazhi ka kryer masterin në Universitetin “Kirili dhe Metodij” në Shkup, dhe është duke ndjekur specializimin.Veprimtarinë e tij profesionale është duke e kryer ne klinikën “Bego Dent”. Që nga fillimi i karrierës ka pasur interes dhe pasion për estetikën e dhëmbëve.


Ai është shpallur edhe fitues në nivelin evropian nga kompania e njohur japoneze e kësaj fushe GC, e cila poashtu e ka licencuar Ballazhin si lektor dhe edukator për rajonin, për të rritur kualitetin e dentistrisë shqiptare. Është themelues dhe anëtar i bordit drejtues i disa grupeve aktive të dentistëve shqiptarë, qëllimi i të cilave është zhvillimi i komunikimit dhe rritjes së nivelit të kualitetit të dentistëve shqiptarë. Ndër të tjera Ballazhi ka botuar disa artikuj në revista ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori