LAJMI I FUNDIT:

E vërteta e “marrëveshjes” në darkën e Pazarit të Ri

E vërteta e “marrëveshjes” në darkën e Pazarit të Ri

Darka e së dielës ka shkaktuar shumë zhurmë por dhe ka ngritur pikëpyetje mbi atë çka është folur dhe është vendosur për të ardhmen e koalicionit të majtë. Burime të Opinion.al konfirmojnë se mbi të gjitha, mbrëmjen e kaluar nuk është marrë asnjë vendim konkret për të shkuar së bashku në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Kjo dhe për faktin se kohë më parë Meta dhe Rama kanë qartësuar qëndrimet e tyre për të qenë së bashku në zgjedhje jo për përputhje programesh apo bashkëpunim luajal, por për t’ju përshtatur sistemit elektoral që favorizon koalicionet para zgjedhore. Pikërisht në funksion të kësaj qartësie edhe darka e mbrëmshme nuk ka sjellë asnjë element të ri përveçse disa herë thumbimet e bëra në distancë nga eksponentë të PS dhe LSI këtë herë janë bërë live.

Asnjë vendim konkret apo diskutim i detajuar nuk është bërë për koalicionin e ardhshëm, ndërsa nuk kanë munguar dhe “ngacmimet” mes palëve për qëndrimin që LSI apo PS mban për protestën e PD. Edhe pse burime pranë kryeministrit tentuan të spekulonin se darka e mbrëmshme ka qenë vendimtare për koalicionin e ardhshëm, duket se ky nxitim ka nxitur heshtjen e Ilir Metës dhe njerëzve pranë tij që deri më tani nuk kanë folur dhe më së shumti kanë heshtur për një darkë që e konsiderojnë si takim të zakonshëm mes kryetarëve të partive aleate.


Megjithatë, koha e mbetur në dispozicion duhet të vërë më shumë në lëvizje motorët e fushatës dhe përgatitjen për zgjedhjet në një kohë që PD nuk heq dorë nga kërkesa për qeveri teknike, Rama për të shkuar në zgjedhje me çdo kusht dhe Ilir Meta me bindjen se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitë. /Opinion/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori