Bushati: Gruevski tenton t’i konsideroj shqiptarët punëtorë sezonal në tokën e tyre
Portali i përfërt me Bashkimin Evropian, Euroactiv, e ka intervistuar ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Ndër pyetjet e shtruara janë edhe ato për situatën politike në Maqedoni.
Në çështjen e Deklaratës politike shqiptare, Euroactiv i thotë ministrit Bushati se Deklarata shihet nga OBRM-PDUKM-ja si ndërhyrje në punët e brendshme të vendit fqinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bushati e nisë përgjigjen e tij me faktin se Shqipëria është vendi i parë që e njohu Maqedoninë dhe se Shqipëria është ndër vendet e pakta që nuk e ka kontestuar integritetin territorial të Maqedonisë, e as identitetin apo gjuhën.
Ai thekson se një e treta e popullsisë së Maqedonisë është shqiptare dhe me orientim proeuropian dhe proatlantik, duke shtuar se do të jetë e vështirë të gjendet një fqinj më miqësor për Maqedoninë, se sa që është Shqipëria.
Për ministrin Bushati, Gruevski ka tendencë që krizën politike ta shndërrojë në krizë ndëretnike, duke mohuar të ketë platformë Tirane, por sqaron se ka një dokument që është shkruar nga tre parti politike shqipare në përbërjen e tanishme të parlamentit të Maqedonisë.
Shefi i diplomacisë shqiptare sqaron se në Deklaratë, Shqipëria sheh një përpjekje të qartë të shqiptarëve për të mbajtur Maqedoninë të bashkuar, pastaj për patur një harmoni ndëretnike në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, për të zbatuar Marrëveshjen e Përzhinos, për të ç’bllokuar rrugën e Maqedonisë drejt NATO-së dhe BE-së përmes normalizimit të marrëdhëneve me Greqinë, Bullgarinë dhe kuptohet me Shqipërinë dhe Kosovën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I pyetur për pikën e zyrtarizimit të gjuhës shqipe, që sipas Euroactiv, Maqedonia nuk është shtet federal, Bushati përgjigjet se nuk e ka idenë se si ky argument i zyrtarizimit të gjuhës shqipe është i barazvlershëm me federalizimin e vendit. Ai i qaset përsëri Marrëveshjes së Ohrit, duke vlerësuar se zbatimi i obligimeve të saj ka shkuar mjaft ngadalë.
Ministri Bushati më tej përgjigjet se ka një tentim nga ana e Gruevskit dhe të tjerëve që shqiptarët t’i konsiderojnë si punëtorë sezonal në tokën e tyre dhe se nuk ka orvatje serioze për të siguruar harmoni ndëretnike në Maqedoni. Ai konsideron se shoqëria në Maqedoni është ndër në vija etnike në pesë apo gjashtë vitet e fundit.
Bushati beson se me përfshirjen e Deklaratës politike shqiptare në Kushtetutë dhe në legjislativin e ri të vendit, do të ketë rezultate pozitive për të dy grupet etnike, shqiptarët dhe maqedonasit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Euroactiv kërkon sqarime shtesë në lidhje me atë që thotë Bushati, se shqiptarët konsiderohen si punëtor sezonal në tokën e tyre. Për këtë, Bushati i qaset çështjes së vendeve të punës duke lënë anash mjedisin e harmonisë më të mirë ndëretnike dhe harmonisë në zhvillimin ekonomik. Ai vlerëson se po të udhëtohet në Maqedoni, qartë mund të shihet dallimi që ekziston ndërmjet komuniteteve për mënyrën se si bëhen investimet, si shpërndahen burimet dhe të mirat, se si grupet etnike përfaqësohen në jetën publike, diçka që sipas tij duhet të rregullohet.
I sfiduar që kjo që thotë Bushati duket si paternalizëm, ministri shqiptar kundërpërgjigjet duke thënë se nëse ftohen njerëzit në rrugë për të brohoritur kundër shqiptarëve, SHBA-ve, BE-së e NATO-së, për të brohoritur kundër identitetit të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, atëherë arrihet në të njëjtin përfundim të tij të shprehur më lartë. Intervistën e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet