LAJMI I FUNDIT:

Angellov: OBRM-PDUKM-ja është në qeveri me bartësin e Deklaratës shqiptare

Angellov: OBRM-PDUKM-ja është në qeveri me bartësin e Deklaratës shqiptare

Kryetari i partisë maqedonase “Dinjiteti”, Stojançe Angellov, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se Gruevski i fton qytetarët të mbrojnë Maqedoninë nga sulmet e partisë shqiptare, por harron se ai është në koalicion me BDI-në, që sipas Angellovit është bartëse e Deklaratës së partive shqiptare. Ai gjithashtu theksoi se OBRM-PDUKM-ja ka mjete legale me të cilat mund të bllokojë ligjet me të cilat do të kërcënohej unitariteti i Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai i bëri thirrje OBRM-PDUKM-së të dalë nga qeveria me BDI-në dhe pastaj të bëjë thirrje për mbrojtje të Maqedonisë. Angellov ftoi pjesëtarët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” të bëjnë presion mbi ministrat e OBRM-PDUKM-së të cilët koalicionojnë me partinë, siç thonë, dëshiron ta federalizojë Maqedoninë.

“Bartësit e platformës janë partitë shqiptare, mes të cilave edhe BDI-ja. Në këtë moment funksionon qeveri teknike nga OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja. Në të njëjtën kohë Gruevski ju bën thirrje qytetarëve ta mbrojnë Maqedoninë nga sulmet e platformës, ndërsa ai është në koalicion me bartësen e asal platforme”, deklaroi Angellov./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori