LAJMI I FUNDIT:

Muri i Trumpit, interes i firmave gjermane?

Muri i Trumpit, interes i firmave gjermane?

Në planet e Trumpit për ndërtimin e murit me Meksikën mund të përfitojnë edhe firma gjermane. Në listën e të interesuarve shfaqen disa emra. Por, firmat nuk pranojnë se duan të jenë pjesë e tenderëve.

Rrugë, ura, stacione treni – deri në 1 bilion dollarë kërkon presidenti Donald Trump të investojë për projekte infrastrukturore. Ende nuk dihet nga do të vijnë kaq shumë para, por me sa duket nga një biznes të tillë nuk do jetë e përjashtuar edhe industria gjermane e ndërtimit. Por një projekt u hap probleme firmave gjermane: Muri, të cilin presidenti Trump kërkon ta ndërtojë në kufi me Meksikën për të penguar migracionin ilegal dhe trafikimin.


Një ndër firmave më të njohura gjermane në këtë sektor, Heidelberg Cement iu desh të dëgjonte shumë kritika, kur u bë e njohur se kjo firmë ishte interesuar që fabrikat e saj të çimentos në Teksas dhe Arizona të parashiheshin si furnizuese të lëndëve të ndërtimit për murin. Por Heidelberg Cement nuk do të marrë pjesë si furnizuese në tenderë. Sipas gazetës Süddeutsche Zeitung megjithatë ka edhe firma të tjerë që shfaqen në listën e 700 të interesuarve për tenderat.

Koncerni Bauer nga Bavaria, një biznes familjar me më shumë se 10,000 të punësuar, në bisedë me DW nuk pranon se kjo firmë ka treguar interes për ndërtimin e murit. “Supozimi, se Bauer do të aplikojë si firmë për ndërtimin e murit mes SHBA dhe Meksikës nuk u përgjigjet fakteve”, thotë zëdhënësi Christopher Wolf. “Fakt është se në SHBA është normale që të renditesh në listën informuese, kur bëhet fjalë për tenderë, gjë që në këtë rast e kanë bërë 700 firma dhe është një veprim standard.” Sipas koncernit Bauer nuk ka ndonjë plan për të marrë pjesë në këtë projekt. Sipas zëdhënësit, “koncerni Bauer refuzon retorikën dhe qëndrimin moral të Presidentit amerikan për ndërtimin e murit.”

Një firmë tjetër gjermane që shfaqet në listën e të interesuarve është zyra e arkitekturës Leupold Brown Goldbach nga Mynihu. Por, sipas kësaj zyre nuk synohet të fitohet para me planet për ndërtimin e murit. Bashkëthemeluesi i saj Andreas Leupold thotë se përkundrazi, “arkitektura jonë promovon transparencën, demokracinë, të qenurit i hapur dhe jo ndarjen mes njerëzve.” Ne si arkitektë jemi kundër saj, prandaj duam të jemi pjesë e lëvizjes së protestës kundër ndërtimit të murit. “Kontributin tonë mund ta japim më mirë, nëse i dimë planet konkrete”, thotë Leupold. Ai thekson, se “nuk merr imazh pozitiv si firmë gjermane, nëse merr pjesë aty. Në Gjermani fjala mur ka një forcë simbolike”, thotë Leupold. 3.6 ishte lartësia e murit që ndau Gjermaninë për vite me radhë. Tenderi për ndërtimin e murit me Meksikën, sipas Trump do të jetë nëntë metra i lartë, e me sa duket deri më tani firmat gjermane nuk do të jenë pjesë e tij. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori