Shfrytëzuesit e pensionit bazik të moshës dhe shfrytëzuesit e pensioneve të parakohshme duhet të paraqiten në zyret e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, një herë në gjashtë muaj me dokumentet përkatëse të identifikimit. Kjo është e paraparë në ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Kurse, nëse kjo nuk respektohet, Ministria mund të suspendojë përkohësisht pagesën e pensionit.
Detyrimi për të dëshmuar çdo gjatë muaj se pensionistët janë gjallë, po konsiderohet si cenim i dinjitetit të pensionistëve, pasin që pensioni është një e drejtë e fituar një herë dhe nuk do të duhej të cenohej.
Pensionisti Hamdi Pacolli thotë se të lajmërohesh çdo gjashtë muaj është vetëm maltretim, e sidomos për ata të cilët nuk janë në gjendje të mirë fizike.
“Le që po duhet çdo gjashtë muaj hajde për këta po mundemi me shkua diqysh, por ka njerëz që janë të sëmurë, të paralizuar, ata duhet me i dërgua dikush, ose me i bajtë me taksi ose në karroca invalidore se kot t’i e dërgon letërnjoftimin ose vërtetimin që është gjallë ai, po të lypë figurativisht me qenë aty. E këto veç janë maltretime për të gjithë por sidomos për të sëmurët”, ka thënë ai.
Po ashtu, edhe pensionisti Sinan Duli, tha se e kishte lënë pensionin vetëm për këtë shkak, pasi kur shkon për t’u paraqitur i kërkojnë edhe shumë gjëra të tjera.
“E kisha lanë pensionin veç shkaku i asaj se sa herë shkoj, shko bima çekun e rrymës, të shtëpisë, shko sjelle këtë, veç me dal mendsh ne pensionistët. Veç duhet me marrë një ditë sikurse ata që dolën nga lufta dhe mbeten pa bukë, u vranë… Avokati i Popullit bollë mirë ka fol, por tash çka do të bëjë nuk e di”, tha ai.
Edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se e konsiderojnë si cenim të dinjitetit të pensionistëve atë që duhet të paraqiten çdo gjashtë muaj pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për të dëshmuar se janë gjallë.
Sipas tij, pensioni është një e drejtë e fituar njëherë dhe nuk do të duhej të sfidohej më.
“Cenim i dinjitetit të personave të moshuar, kemi konsideruar se përbën fakti që ata detyrohen për çdo gjashtë muaj ditë të paraqiten pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për të dëshmuar që janë ende në jetë dhe që do të duhej ministria të vazhdojë pagesën e pensioneve. Mbi të gjitha si koncept juridik nuk duhet harruar që është një e drejtë absolute, një e drejtë e fituar dhe ajo nuk mund të sfidohet pastaj në çfarëdo situate se është një e drejtë që veç është realizuar njëherë, është njohur si e tillë dhe njihet si e drejtë absolute. E dyta ka qenë fakti që gjatë vrojtimeve tona, monitorimit të këtij procesi kemi mundur të shohim se shumica e këtyre personave që kanë realizuar këtë të drejtë janë në moshë dhe shumica prej tyre kanë probleme të natyrës shëndetësore qoftë fizike apo psikike dhe në të cilën situatë anëtarët e familjes janë të obliguar ose të detyruar me përkrahë”, tha ai.
Avokati i Popullit këtë kërkesë e ka dërguar edhe në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku i kanë rekomanduar disa metoda për rregullimin e kësaj çështjeje.
“Alternativat janë të llojllojshme, kemi parasysh që në Kosovë ekziston një sistem i sofistikuar i të dhënave nëpër të gjitha qendrat komunale anë e mbanë Kosovës dhe çdo person është i regjistruar në sistem ku janë të ruajtura të dhënat. Ndërsa në nivelin qendror ekziston Agjencioni i Regjistrimit Civil, i cili gjithashtu ka qasje në të gjitha këto të dhëna dhe po e kanë një pasqyrë jashtëzakonisht të mirë për secilin individ sa i përket statusit të gjendjes civile. Prandaj, për mendimin tim do të ishte njëra prej çështjeve teknike që do të duhej Ministria të ketë parasysh kur bënë një alternativë zgjedhje këtij problemi që të koordinohet me Agjencionin e Regjistrimit Civil në mënyrë që këto të dhëna në mënyrë automatike të koordinohet e të rishikohen nga Ministria sa i përket realizimit të drejtës së pensionit”, tha ai.
Po ashtu, sipas Avokatit të Popullit një mundësi tjetër është që Qendrat për Punë Sociale të cilat janë në të gjitha komunën, të bëjnë vizita tek familjet nëse dëshirojnë që të arsyetojnë se nëse një person është në jetë.
Ndërsa, në përgjigjen e kthyer nga Departamenti i Pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thuhet se kjo ministri vazhdimisht ka pasur në konsideratë rekomandimet e Avokatit të Popullit, të cilat janë shqyrtuar dhe janë marrë masat konkrete.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në vazhdimësi ka pasur dhe ka në konsideratë rekomandimet apo raportet e Avokatit të Popullit dhe në mbi 25 shkresa, duke përfshirë edhe këtë për të cilën ju e keni fjalën, me kujdes nga ekspertë të ministrisë, janë shqyrtuar dhe janë marrë masa konkrete, konform legjislacionit ekzistues”, thuhet në përgjigje.
Më tej thuhet në përgjigje të Ministrisë se vazhdimisht janë kërkuar modalitete më të përshtatshme dhe të lehta për të verifikuar se a janë gjallë pensionistët dhe a janë banorë të përhershëm të Kosovës.
“Në rast se shfrytëzuesi i pensionit është i sëmurë dhe nuk mundet të paraqitet në administratën e pensioneve, në kuadër të kësaj administrate ekzistojnë ekipet mobile, të cilat me kërkesë të ndonjë familjari shkojnë në shtëpi dhe e bëjnë verifikimin se pensionisti është gjallë. Gjithashtu MPMS-ja ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Agjensionin e Shërbimit Civil, i cili agjension lajmëron MPMS-në për çdo rast të lajmërimit të vdekjes të të moshuarve. Marrëveshje e njëjtë ekziston edhe me komunitetet fetare”, thuhet në përgjigje të Minsitrisë.
Gjithashtu, në përgjigje thuhet se në kuadër të Planit të Punës së Qeverisë për vitin 2017 është paraparë hartimi i koncept-dokumentit për rregullimin e sistemit pensional në Kosovë, si dhe në programin legjislativ për vitin 2017 është paraparë hartimi i Projekt-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili është në fazën e finalizimit./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Ali Ahmeti asnjëherë nuk ka kërkuar heqjen e 20% për gjuhën shqipe
Gjykata e Posaçme vendos sekuestrimin e dy vilave të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj
Reagimet e BE-së për deklaratat ndaj Kushtetueses, deklarohet Haxhiu: Vonesat e kësaj gjykate në trajtim të ligjeve, janë të pazakonta
Atentati me katër viktima në Shkodër, arrestohen katër policë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian