LAJMI I FUNDIT:

Rama sherr me gazetarin zviceran: Qenkeni si në Shqipëri….

Rama sherr me gazetarin zviceran: Qenkeni si në Shqipëri….

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Zvicër, ku ka takuar Presidenten e këtij vendi, Doris Leuthard.

Por, jo gjithçka ka shkuar mirë për kreun e qeverisë. Ai është kapur me një gazetar zviceran në konferencën e përbashkët për mediat, shkruan gazeta zvicerane “Le Temps”.

Objekti ka qenë një pyetje “provokative” e gazetarit. Ai e ka pyetur Ramën për ish-efektivin e Policisë së Vlorës, Dritan Zagananin, që ka marrë azil në Zvicër dhe që ka akuzuar ish-ministrin Tahiri se ka patur lidhje me trafikun e drogës.


“Vizita juaj vjen në një moment kur Zvicra ka dhënë azil politik për herë të parë për një ish-drejtor policie që denoncoi bashkëpunimin e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar me trafikantët e drogës, përfshirë edhe kryeministrin. A ishte kjo temë e bisedimeve me Presidenten Leuthard?”, e pyeti gazetari Ramën.

“Gazetarët qënkan njësoj, si në Zvicër ashtu edhe në Shqipëri. Kjo qenka fantastike”, tha Rama me ironi, duke mos iu përgjigjur pyetjes.

Më pas është përgjigjur presidentja zvicerane, e cila ka thënë se temë e diskutimit ka qenë kultivimi i drogës në Shqipëri dhe se mbështet përpjekjet e qeverisë për ta luftuar atë.