LAJMI I FUNDIT:

Strakosha “ironizohet” nga shokët e ekipit

Strakosha “ironizohet” nga shokët e ekipit

Portieri Thomas Strakosha debutoi me ekipin e kombëtares shqiptare, në ndeshjen eliminatore ndaj Italisë dhe miqësoren ndaj Bosnjës, duke pësuar katër gola, nga dy për çdo ndeshje.

Portieri i Lazios në Serinë A, pësoi nga një gol në çdo ndeshje prej shokëve të tij të klubit, Immobile ndaj Italisë dhe Luliç ndaj Bosnjës.

E pikërisht ky fakt ka bërë që portieri 22 vjeçar të mos i shpëtojë ironisë në dhomat e zhveshjes të ekipit lacial.


Kanë qenë pikërisht mesfushori boshnjak Luliç dhe ai brazilian, Felipe Anderson, të cilët kanë “ngacmuar” Strakoshën për golat e pësuar në debutimin e tij me kombëtaren.

Strakosha militon prej vitit 2012 në klubin roman, duke filluar nga ekipi i të rinjve, huazimi te Salernitana vitin e kaluar dhe rikthimi këtë vit, ku ka mbrojtur mbi 10 herë si titullar, portën e Lazios. /TCh/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori