LAJMI I FUNDIT:

Fermeri kërkon arrestimin e të rinjve, ia ushqyen kalin me cigare (Video)

Fermeri kërkon arrestimin e të rinjve, ia ushqyen kalin me cigare (Video)

Moya Hayward nga Surrey i Anglisë e ka publikuar videon e shkurtër, ku shihet grupi i të rinjve duke ia ushqyer kalin me duhan.

Madje, fermeri beson se ata ia kanë dhënë afro 20 cigare të pandezura, të cilat beson se mund t’i shkaktojnë dëm, transmeton Telegrafi.


Filmimin e postuar në Snapchat, djali tij e kishte zbuluar rastësisht derisa po shikonte nëpër llogari të ndryshme.

“Kemi parë shpesh grupe që i afrohen kalit, por mendonim se vetëm po fotografohen. Ky veprim është i patolerueshëm dhe ata duhet të ndalohen” ka thënë Hayward lidhur me rastin.

Për këtë ngjarje që beson se ka ndodhur edhe më parë, ai i ka njoftuar organet e rendit dhe drejtorinë e shkollës që ndodhet në afërsi.

Mbrojtësit e drejtave të kafshëve, kërkojnë që të rinjve t’ju jepen sa më shumë informata mbi mirëqenien e kafshëve dhe rëndësinë e mbrojtjes së tyre. /Telegrafi/