Anëtarësimi i Malit të Zi në Aleancën Veri-Atlantike do të ndihmonte në stabilizimin e rajonit dhe po ashtu do të tregonte që gjërat kanë filluar të lëvizin në drejtim të duhur, u tha të enjten në konferencën e organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung dhe Shoqata e Malazezëve të Kosovës me temën “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Ndikimi në sigurinë rajonale i anëtarësimit të Malit të Zi”.
Kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Slobodan Vujiçiq, tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të ndikonte në stabilizimin e rajonit. Ai, ndër të tjera, tha se shpreson që shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do të marrë vendim për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
“Dua të theksoj se ne kosovarët duhet të kemi kujdes kur kemi të bëjmë me marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, sepse ratifikimi i marrëveshjes është kusht esencial i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të partneritetit strategjik me anëtaren e ardhshme të NATO-s, por edhe me 28 anëtarët e tjerë që përfaqësojnë Aleancën e NATO-s. I bindur në pjekurinë politike të deputetëve të Kosovës pres që ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të miratohet në një afat sa më të shkurtër”, tha ai.
Ndërsa Aleksander Dedoviq nga një qendër studimore në Mal të Zi, tha se anëtarësimin e këtij vendi në NATO e përkrahin 53 për qind e banorëve të këtij shteti.
Nga ana e tij, Wulf Lapins, drejtor i FES në Kosovë, tha se misioni i NATO-s në rajon nuk mund të arrihet pa një reformë të thellë euroatlantike për sa i përket shteteve të Ballkanit.
“Aleanca është duke bërë një angazhim me të gjitha shtetet në rajon, të cilat e shohin NATO-në si ofrues të sigurisë, stabilitetit dhe një mekanizëm të vlerësimit të përzgjedhjeve të veta të vështira politike. Misioni i NATO-s në rajon nuk mund të arrihet pa reforma të thella euroatlantike për sa i përket shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst është një realitet i vështirë për përmbushjen e kërkesave të NATO-së që të shpenzohet 2 për qind e GDP-së për çështje të mbrojtjes gjatë dhjetë viteve të ardhshme”, tha ai.
Ndërkohë, drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, tha se anëtarësimi në NATO varet prej momentit politik dhe rrethanave gjeopolitike dhe gjeostrategjike.
“Kriteret që duhet të përmbushen mirëpo edhe përmbushja e kritereve nuk e garanton hyrjen në NATO, mirëpo ka këtu edhe një gjë tjetër që nganjëherë edhe kriteret nuk mbushen dhe hyhet në NATO. Do të thotë hyrja në NATO nuk është e domosdoshme që të përmbushen kriteret, por varet prej momentit politik dhe rrethanave gjeopolitike dhe gjeostrategjike, të cilat mund ta shtyjnë Aleancën në veprim edhe të përshpejtojë disa hapa, të cilat në pamje të parë duken si sureale që do të jenë larg, mirëpo nëse ballafaqohet me një rrezik të madh i tërë ky proces mund të shkojë me shpejtësi, nuk po them marramendëse, por me një shpejtësi shumë të madhe”, tha ai.
Po ashtu, ai tha se me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, u vihet dryni kufijve të shteteve në rajon, gjë që sipas tij nuk lë vend për ndryshim të tyre.
Ndërsa, ekspertja e çështjeve të sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj, tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një faktor stabilizues në rajon.
“Anëtarësimi në NATO është faktor stabilizues në rajon, por megjithatë koncepti i sigurisë kombëtare në vendet tona përfshinë disa elemente, përfshinë aftësinë tonë për të krijuar një stabilitet të brendshëm, për t’iu ofruar qytetarëve tonë siguri njerëzore dhe siguri shoqërore. Për me ju ofrua një mundësi që me u ndje pjesë e një identiteti shtetërorë, por edhe evropian, për me ju zvogëlua mundësinë që ata me pas kriza të identitetit, të cilat nuk i shërbejnë pozitivisht zhvillimit të vendit”, tha ajo.
Po ashtu, sipas saj anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të dëshmonte që gjërat kanë filluar të lëvizin në drejtimin e duhur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Osmani: Kosova dhe Letonia dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-letonia-e1739638368818-380x233.jpg)
Osmani: Kosova dhe Letonia dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë
![Delegacioni nga RMV, pjesëmarrës në samitin global për marrëveshjen potenciale Ukrainë-Rusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/15022025_MICKOSKI-3-380x233.jpg)
Delegacioni nga RMV, pjesëmarrës në samitin global për marrëveshjen potenciale Ukrainë-Rusi
![Kërkohen mbi dy mijë kamerierë e banakierë në Shqipëri, bizneset në sektorin e turizmit vihen në lëvizje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/900-0-1739632532xkr-punonjesit-ne-turizem-frame-141-545-380x233.jpg)
Kërkohen mbi dy mijë kamerierë e banakierë në Shqipëri, bizneset në sektorin e turizmit vihen në lëvizje
![Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-numerimi-780x439.jpg)
Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës
![LDK e LVV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lvv-ldk-1-780x439.jpg)
LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-780x439.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara