LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen për kontrabandë me emigrantë dhe falsifikim dokumentesh

Arrestohen për kontrabandë me emigrantë dhe falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Podujevë ka arrestuar tre persona, nën dyshimin për kontrabandë me emigrantë dhe falsifikim dokumentesh.

Gjatë kontrollit në tri lokacione janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pasaporta një letërnjoftim, një shtëpizë kompjuteri, katër celularë, një sprej, një fishek dhe kopje të dokumenteve të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.