LAJMI I FUNDIT:

Spitali ”8 Shtatori” në Shkup përballet me mungesë të stafit mjekësor

Spitali ”8 Shtatori” në Shkup përballet me mungesë të stafit mjekësor

Spitali ”8 Shtatori” në Shkup, që vërshohet nga një numër i madh pacientësh nga e tërë Maqedonia, ka mungesë të theksuar të stafit mjekësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 1 prilli, do të punojnë vetëm tre salla operacioni, nga shtatë të këtilla. Pacientët do të kthehen në shtëpi. Sipas Nova Tv, drejtori i spitalit ka paralajmëruar me kohë këtë situatë, por ka hasur në vesh të shurdhër.

Spitali ka nevojë për pranimin e 180 infermierëve, duke mos i përfshirë laborantet dhe fizioterapeutet. Vitin e kaluar vetëm 6o infermierë morën përgjigje pozitive për punësim. Konkursi dështoi për shkak se, siç thotë Nova Tv, Ministria e shëndetësisë nuk i dërgoi tekstet për verifikimin e kandidatëve. Pas kësaj, dështoi edhe pajtimi financiar, kështu që spitali mbeti pa staf mjekësor.


Nga ana tjetër, ikja masovike e infermierëve për në Gjermani dhe Austri, e vështirëson gjetjen e stafit të duhur. Gjithashtu, 80 infermierë kanë mbetur pa punë për shkak të reformave në shëndetësinë primare.

Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, deklaroi në vitin e kaluar se do të ketë 350 puënsime të reja, por nuk ka asnjë informacion, nëse është punësuar dikush./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Lajme
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Kalo në kategori