LAJMI I FUNDIT:

Peja e pa fat, nuk e arrin finalen për vetëm tri pikë

Peja e pa fat, nuk e arrin finalen për vetëm tri pikë

KB Peja nuk ka arritur që për herë të parë në histori të kualifikohet në finale të Ligës Ballkanike, pasi nuk ka arritur të mbajë bilancin pozitiv pas një dueli të ngushtë të zhvilluar në udhëtim te Kumanova. Peja humbi me rezultat 86-80 dhe një humbje prej 83-80 do t’i mjaftonte të kualifikohej tutje.

Kumanova ishte e përgatitur mirë për këtë duel duke krijuar atmosferë mjaft të mirë në palestrën e qytetit, teksa vendasit shpresuan në një fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme.


Në këtë takim KB Peja hyri pa organizatorin Cameron Rundles dhe qendrën Jamie Skeen, të cilët nuk udhëtuan për shkak të problemeve personale.

Çereku i parë filloi në mënyrë eksplozive nga të dyja skuadrat, sidomos nga Peja, e cila krijoi me lojë të shpejt në kundërsulme epërsi prej shtatë pikësh në pjesëlojën e parë.

Çereku i dytë ishte shumë i luftuar nga të dyja skuadrat, i cili përfundoi me rezutlat të barabartë, duke mbajtur kështu epërsinë solide të Pejës në këtë takim, pasi i nevojitej së paku një humbje jo më e madhe se me 3 pikë disavantazh.

Megjithatë, vendasit e Kumanovës u kthyen fuqishëm në çerekun e tretë duke shkrirë disavantazhin dhe duke hyrë në çerekun e katërt me motiv më të madh.

Në pjesëlojën e katërt ishin vendasit ata që e nisën shumë më mirë, duke krijuar në disa momente edhe epërsi prej 5 pikësh, megjithatë lojtarët vendorë të Pejës treguan zemër të jashtëzakonshme, por kjo nuk mjaftoi që ata të kualifikohen tutje.

Me 2 minuta e gjysmë pa përfunduar krejt ndeshja Peja me anë të një gjuajtje të Alban Veselit krijoi epërsinë prej dy pikësh, e cila u mendua të ishte kyçe për pejanët, por pikët e fundosjes i shënoi Zivanovic me tri sekonda pa përfunduar dueli, duke çuar epërsinë në gjashtë pikë, pasi me katër pikë disavantazh Peja do të siguronte së paku vazhdimet.

Së pari Veseli për dy pikë dhe më pas Ahmetbasic për tri pikë ishin ata që dështuan të realizonin në momentet kyçe.

Më i miri i takimit pa dyshim se ishte Alban Veseli me 18 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime, pasuar nga Miljanic me 21 pikë dhe Noah Dahlman me 20 pikë.

KB Peja kështu dështon të arrijë finalen e madhe të shumëpritur nga tifozët dhe e gjithë Kosova për një “fije peri”, teksa tash trofeu i vetëm që mund ta fitojnë pejanët këtë sezon është titulli i kampionit të Kosovës ku pa dyshim se e ka rival kryesor Sigal Prishtinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori