LAJMI I FUNDIT:

Asgjë e re nga seanca e sotme, nesër vazhdon debati

Asgjë e re nga seanca e sotme, nesër vazhdon debati

Edhe sot deputetët seancën e përfunduan me replika dhe kundërreplika. Nga partia e Nikolla Gruevskit theksuan se do ta zhbllokojnë zgjidhjen e kryetarit të ri, nëse ai menjëherë nënshkruan zgjedhje të reja parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse kemi siguri se do të lëshohet Kuvendi, atëherë që nesër do të zgjidhet kryetari i ri, i cili do të ketë vetëm një detyrë: të nënshkruajë zgjedhje të shpejta lokale së bashku me ato parlamentare”, tha Dimovski.


Deputetët vazhduan të diskutojnë mes tyre për Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, si dhe për zgjidhjet e mundshme që mund të merren për të dalur nga kjo situatë.

Edhe përkundër kërkesës së LSDM-së që seanca të vazhdojë edhe pas orës 18, e njëjta u shty për nesër në orën 11./Telegrafi/