LAJMI I FUNDIT:

​Dylan pranon më në fund Nobelin e Letërsisë

​Dylan pranon më në fund Nobelin e Letërsisë

E pranon, s’e pranon, nuk prononcohet. Kjo histori merr fund. Bob Dylan do të shkojë në Stockholm gjatë kësaj fundjave për të pranuar trofeun e Çmimit Nobel për Letërsinë.

Njoftimi vjen nga vet akademia suedeze e çmimeve prestigjioze. Këngëtari amerikan u vlerësua me këtë çmim në tetor, por nuk udhëtoi të merrte trofeun, apo të mbante leksion, gjë që duhet medoemos për të marrë shpërblimin prej 8 milionë kronash, apo rreth 900 mijë dollarësh.

Zyrtarë të akademisë suedeze thanë se do të takoheshin privatisht me 75-vjeçarin Dylan në kryeqytetin suedez, aty ku ai pritet të mbajë edhe dy koncerte. Sa për leksionin, ai nuk pritet ta japë atë personalisht, por do të dërgojë një version të regjistruar.


Dhe, nëse nuk e jep leksionin deri në qershor, do t’i duhet ta dorëzojë shpërblimin që shoqëron trofeun. Një njoftim i Profesoreshë Sara Danius, sekretare e përhershme e Akademisë suedeze, njoftonte se “lajmi i mirë është se Akademia dhe Bob Dylan kanë vendosur të takohet këtë fundjavë. Akademia do t’i dorëzojë atij diplomën dhe medaljen e Nobelit, si dhe do ta urojnë për fitimin e çmimit për Letërsinë.

Ceremonia do të jetë jo e bujshme dhe private, ndaj nuk do të jetë e pranishme asnjë media. Vetëm Bob Dylan dhe anëtarët e Akademisë do të marrin pjesë, kjo sipas dëshirës së Dylan”. Darius tha se leksione të regjistruara janë dërguar nga fituesit edhe në të kaluarën, përfshi këtu Alice Munro në vitin 2013.

Më herët gjatë kësaj jave, Darius tha se Akademia nuk kishte biseduar në telefon me Dylan dhe se ai kishte kohë deri më 10 qershor për të dhënë mësim në mënyrë që të rrëmbente edhe shpërblimin. “Se çfarë vendos ai të bëjë, është çështje e tij”, kishte thënë ajo.

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori