Partitë kundër propozimit të OBRM-PDUKM-së, plani e thellon krizën
Partitë politike të shumicës së re parlamentare kanë hedhur poshtë propozimin e OBRM-PDUKM-së së Nikolla Gruevskit për kapërcimin e krizës institucionale.
Plani i paralajmëruar javën e kaluar nga Gruevski përmbanë pesë pika dhe si e para parasheh formimin e qeverisë së tanishme, por edhe të qeverive në të ardhshmen vetëm se nga partitë fituese të komunitetit maqedonas dhe shqiptar.
“Ne duhet të harmanizojmë qëndrimet nëse rëndësia e praktikës politike, ajo e formimit të koalicioneve “fituesi me fituesin”, është faktor i stabilitetit të shtetit dhe nëse ky parim duhet të ekzistojë apo të hidhet poshtë. Nëse hidhet poshtë atëherë kjo do të barazonte peshën e çdo deputeti, pa marrë parasysh pasojat logjike nga një hap i tillë”, ka thënë deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski duke prezantuar pikat e planit partiak, njofton REL.
Pika e dytë, sipas tij ka të bëjë me përjashtimin e siç thuhet, agjendave të huaja në problemet e brendshme të Maqedonisë ndërsa e treta i kushtohet zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe partitë duhet të deklarohen se a pranojnë që ai të jetë nga partia fituese apo të zgjidhet në bazë të kompromiseve dhe mbështetjes që merr nga votimi në Kuvend.
Pika e katërt shtron dilemë nëse partitë pajtohen me modelin multikulturor të shoqërisë në Maqedoni, i cili i vendos në pozitë të barabartë të gjitha bashkësitë etnike, apo me modelin dy kombesh në dëm të etniteteve tjera.
Si pikë të pestë, plani i OBRM-PDUKM-së kërkon nga partitë të deklarohen nëse për to më me rëndësi është stabilizimi i vendit, ekonomia dhe reformat evropiane apo ridefinimi dhe rendi i ri kushtetues në vend.
Por, LSDM-ja kundërshtoi ashpër këtë plan të OBRM-PDUKM-së duke theksuar se populli në zgjedhjet e 11 dhjetorit ka vendosur se në cilin drejtim duhet të ecë Maqedonia.
“Qytetarët tani më kanë vendosur. Politikanët si Gruevski dhe drejtuesit e OBRM-PDUKM-së që i shkaktuan problemet nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes. OBRM-PDUKM-ja duhet të pranojë se është opozitë dhe të ndalojë së frenuari proceset demokratike. Në Maqedoni do të ketë qeveri reformuese të qytetarëve, pa Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në”, ka deklaruar zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
Edhe partitë shqiptare janë shprehur kundër një propozimi të tillë të OBRM-PDUKM-së.
Nga BDI-ja thonë se “pikat e programit nuk qëndrojnë në veçanti ajo që bënë thirrje për mos përzierjen e faktorëve të jashtëm pasi deklarata e partive shqiptare të cilës i referohet OBRM-PDUKM-ja nuk është arritur jashtë vendit dhe si e tillë nuk rrënon karakterin unitar të shtetit, por janë pika që burojnë nga programet e partive politike shqiptare.”
Nga lëvizja politike Besa, thonë se zgjidhje nuk mund të ofrojnë partitë që janë shkaktarët kryesor të krizës.
“Ata që e sollën vendin në këtë gjendje duke mos harruar këtu edhe partnerin e tyre shqiptarë, ata që e larguan vendin nga integrimet euro-atlantike dhe e afruan me Rusinë dhe ata që edhe sot e kësaj dite po e mbajnë peng shtetin, nuk mund të ofrojnë zgjidhje për dalje nga kjo situatë. Mendoj që ofertat e tyre nuk duhet të merren seriozisht, pasi që ata tani kanë hallin se si të shpëtojnë vetveten”, thotë zëdhënësi i lëvizjes BESA, Orhan Murtezani.
Kriza politike tani është zhvendosur në Kuvendin e Maqedonisë ku për shkak të ndërhyrjeve të shumta procedurale nga OBRM-PDUKM-ja, shumica e re parlamentare nuk po arrin të zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit, përmes të cilit më pas do të kërkojnë edhe një herë nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov të dekretojë liderin Social-Demokrat, Zoran Zaev si mandatar për formimin e qeverisë së re.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Vendimet e Qeverisë së RMV-së po shkelin të drejtat e shqiptarëve
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Toshkovski: Nënshkruam protokollin për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit