LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Dialogu duhet të ndërpritet, Serbia nuk mund të luajë me qytetarët e Kosovës

Haradinaj: Dialogu duhet të ndërpritet, Serbia nuk mund të luajë me qytetarët e Kosovës

Deputeti nga radhët e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se janë pro përmirësimit të raporteve me Serbinë, por jo vetëm duke dhënë Kosova.

Ai këto komente i bëri në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Haradinaj the marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga pala kosovare janë zbatuar pothuajse të gjitha, ndërsa nga pala serbe jo.


“Serbia që nga fillimi i dialogut nuk është ndalë asnjëherë duke ndërhyrë në Kosovë”.

Haradinaj më tej ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave dhe kritereve që po kërkohen nga Kosova.

“Kosova nuk ka viza, ka kushte të ashpra për viza që as vetë vendet anëtare të BE-se nuk i kanë plotësuar ende, siç është çështja e Demarkacionit”, tha ai.

Deputeti i AAK-së kërkoi që dialogu me Serbinë të ndërpritet dhe t’i bëhet me dije se nuk mund të luajë me qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Politikë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kalo në kategori