LAJMI I FUNDIT:

Pfeiffer rrëfen për mungesën në Hoollywood, para rikthimit me një tjetër film me De Niron (Video)

Pfeiffer rrëfen për mungesën në Hoollywood, para rikthimit me një tjetër film me De Niron (Video)

Kanë kaluar katër vite prej se Michelle Pfeiffer nuk ka luajtur në asnjë film të ri apo serial, duke qenë se është kujdesur më shumë për vetën dhe i ka kushtuar kohë jetës së saj personale. Roli i saj i fundit ishte në filmin e vitit 2013, “The Family”, ku luajti krahas Robert De Niros.

“Asnjëherë nuk e kam humbur dashurinë ndaj filmit. Kur xhiroj filma ndjehem si në shtëpi. Megjithatë, jam bërë e kujdesshme në atë që xhiroj, ku xhiroj, sa mungoj në shtëpi dhe sa përshtatet kjo me orarin e fëmijëve të mi. Ma kalimin e kohës kam filluar të zgjedh. Dhe pastaj, koha po kalonte”, ka deklaruar Pfeiffer për E News.

Ajo kishte pritur vite për një rol cilësor, por nuk ka pasur sukses në këtë drejtim. Ndërsa fansat e saj do të mund ta shohin në filmin e ri të Barry Levinson, ” The Wizard of Lies”, i cili nis shfaqjen nëpër kinema nga muaji i ardhshëm.


Robert De Niro dhe Michelle Pfeiffer në xhirimet e filmit “The Wizard of Lies”

“Tash jam më e hapur dhe dua të punoj, sepse mund ta bëjë këtë. Në vitet e kaluara kam pasur vërtet disa shanse të mira. Pastaj ndodhën edhe situata të çuditshme me Annette Bening. Unë është dashur të aktroja në filmin ‘Bugsy’, por ajo e fitoi rolin. Pastaj, ajo u desh të luante në ‘Batman Returns’, ndërsa roli më takoi mua”, ka treguar aktorja.

Edhe pse ka munguar në xhirime për disa vite, 58-vjeçarja nuk e ka humbur asnjëherë pasionin për filmin.

“Gjithmonë bisedoj me të rinjtë. Është krejt në rregull kur dikush nuk ka pasion për diçka, por kur të rinjve ua gjejmë pasionin, atëherë ky është një bekim”, ka thënë ajo, citon Telegrafi.

Pfeiffer ka rrëfyer se si e vogël asnjëherë nuk kishte menduar për aktrimin. Ajo ka lindur në Kaliforninë jugore, ndërsa ka treguar se gjithmonë ishte e izoluar nga ngjarjet argëtuese.

“Nuk mund të shkoja në kinema. Nëna ime nuk dinte të vozisë, ndërsa babanë nuk mund ta shqetësoja. Kështu që nuk shkoja askund. Mbaj mend se qëndroja zgjuar deri natën vonë duke shikuar filma të vjetër në televizor”, ka thënë aktorja.

Në dramën e re “The Wizard of Lies”, Michelle Pfeiffer do të luajë përsëri krahas ikonës Robert De Niro. Filmi është i bazuar në romanin me të njëjtin emër të Diane B. Henriques. De Niro luan rolin e biznesmenit Bernard Madoff, i cili fsheh një sekret të madh, ndërsa Pfeiffer portretizon gruan e tij, Ruth Madoff. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)

New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)

Kalo në kategori