Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), organizuan sot konferencë me temën “Standardet e sigurisë dhe cilësisë ushqimore dhe bujqësisë organike”.
Në këtë konferencë morën pjesë Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, drejtoresha e BERZH-it për Kosovë, Elena Petrovska, fermerë, agrobiznese, shoqata të fermerëve dhe ekspertë të certifikimeve.
Ministri Krasniqi tha se një element shumë i rëndësishëm që produktet të gjejnë tregun në Kosovë, por edhe jashtë vendit është cilësia e produktit dhe siguria.
“Kjo nuk do të thotë se në Kosovë nuk kemi produkte cilësore dhe të sigurta. Unë personalisht kam një besim të madh në produktet tona dhe jam një konsumues pa hezitim i shumë prej tyre. Gjithsesi, mendoj se është evidente që ka nevojë për rritje të cilësisë dhe sigurisë. Kjo më pas do të rriste besimin tek konsumatori ynë në radhë të parë dhe më pas ai evropian, për çka tash kemi edhe hapje të tregut, pas nënshkrimit në Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit”, tha ministri.
Gjithashtu, ai tha se siguria e ushqimit dhe cilësia është prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe prodhuesit dhe përpunuesit do të kenë mbështetje në këtë drejtim. Ministri përmendi se MBPZHR-ja jep përkrahje përmes granteve për agor-bizneset që aplikojnë për certifikime të njohura ndërkombëtare, sa i përket cilësisë së ushqimit.
Ministri po ashtu theksoi se certifikimi është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të shihet si një barrë financiare në këtë rast për fermat apo bizneset, por duhet të shihet si një avancim i tyre.
Drejtoresha e BERZH-it në Kosovë, Elena Petrovska, theksoi rëndësinë e bujqësisë në ekonominë e Kosovës, që sipas saj sektori i bujqësisë siguron numrin më të madh të punësimit në sektorin privat.
Ajo theksoi se përmes bashkëpunimit me MBPZHR-në synojnë të rrisin vetëdijesimin për sigurinë ushqimore. “Me anë të kësaj konference kërkohet vetëdijesimi i popullatës për rëndësinë e cilësisë së ushqimit. Qëllimi ynë është që të ju bëjmë më të vetëdijshëm se Bujqësia Organike është mjaftë e rëndësishme. Bujqësia luan një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë dhe popullata duhet të vetëdijesohet për efektet e ushqimit”, ka thënë ajo.
Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, tha se standardet e sigurisë ushqimore janë kriter të cilat duhet plotësuar secili nga operatorët e biznesit ushqimor.
Nga ana tjetër, Mark Wood nga projekti AGRO i USAID, tha se bashkë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë nisur tash një projekt për certifikimin me Global Gap të qindra fermave të mjedrave. Siguria ushqimore, certifikimet zyrtare ndërkombëtare, tha ai, janë një siguri edhe për vet prodhuesit e përpunuesit se do të kenë treg të qëndrueshëm por edhe rritje të tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë