LAJMI I FUNDIT:

MotoGP: Vinales me Yamaha triumfon në Katar

MotoGP: Vinales me Yamaha triumfon në Katar

Debutim me fitore në skuadrën Yamaha. Është Maveric Vinales piloti për të cilin do të dëgjoni të flitet shumë gjatë viteve të ardhshme në Moto GP.

Piloti spanjoll që këtë sezon bëri lëvizjen e madhe nga Suzuki te Yamaha, triumfoi në garën e parë sezonale që u zhvillua në Katar.


Në pistën e Losail ndodhi gjithçka por ishte 22-vjeçari nga Katalonja që dha një sinjal të qartë duke treguar karakter dhe pjekuri, transmeton Supersport.

Vinales konfirmohet një nga emrat pretendentë për të fituar titullin jo vetëm për faktin se arriti të linte pas peshat e rënda, por tregoi se ka klasin dhe talentin për të rivalizuar me më të fortët deri në fund, përfshirë këtu edhe shokun e skuadrës, Valentino Rossi, i cili u nis nga radha e katërt por fitoi pozicione të arta duke e mbyllur garën në shkallën më të ulët të podiumit.

Vendi i dytë për Andrea Dovizioso që e rivalizoi spanjollin deri në xhiron e fundit, por fuqia e Ducatit të tij nuk mjaftoi për t’i bërë ballë elasticitetit të Yamahas në kthesa.

Zhgënjim për kampionin e botës, Marc Marquez që e mbylli garën në vendin e katërt, ndërsa Lorenzo në garën e parë me Ducatin nuk shkoi më shumë se vendi i 11.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori