Shfuqizimi i „Obamacare”, reformës në shëndetësi të iniciuar e bërë realitet nga presidenti i mëparshëm, Barack Obama, ishte premtim elektoral i Donald Trumpit. Para çdo tubimi elektoral ai betohej, se do ta eliminonte këtë „katastrofë”. Dukej atëherë se edhe republikanët ishin të një mendimi. Tani ata e kontrollojnë kongresin dhe mund t’i bëjnë vepra premtimet. Por ata dështuan keqazi, sepse nuk janë të një mendimi, se çfarë duhet ta zëvendësojë „Obamacare”.
Kjo nuk është një situatë e re: Në 30 vitet e fundit republikanët nuk kanë rënë kurrë dakord për një reformë të sistemit të shëndetësisë. Pse duhet të jetë tani ndryshe? Vetëm sepse Trumpi kërcënon disa prej tyre? Kjo nuk i impresionon shumë deputetët, që janë të sigurtë për rizgjedhjen e tyre për shkak të situatës në qarqet e tyre zgjedhore. Kështu funksionon politika. Donald Trump duket se ngadalë po e kupton.
Nuk ka shumë kohë që presidenti amerikan deklaroi se askush nuk e kishte marrë me mend, se sa e komplikuar ishte reforma në sektorin shëndetësor. Një pohim i hapur, që vë në dukje një përmasë të frikshme të paditurisë. Trumpi është krenar që nuk është politikan. Edhe votuesit e tij shpresonin, se pikërisht një njeri i tillë që vinte nga jashtë do mund ta afronte Uashingtonin me qytetarët. Një dëshirë qëllimmirë.
Premtimin e tij kryesor anulimin e reformës „Obamacare” Trump nuk e mbajti. Ajo që të bie në sy është mospërfillja, me të cilën ai do ta kalojë këtë dështim të rëndë, ose përpjekja për mospërfillje. Sikur përgjegjësinë e qeverisjes e kanë demokratët opozitarë, dhe jo ai. Sikur detyrimin për uljen e kostos në shëndetësi e kanë kundërshtarët politikë dhe jo ai. Sikur e gjitha kjo nuk ka të bëjë shumë me presidentin.
Administrata e tij do të përqendrohet tek reforma tatimore. Tek kjo detyrë gjigande kanë thyer dhëmbët disa presidentë. Ka mundësi, që tek kjo temë biznesmeni Donald Trump të ndjehet më i sigurtë. Por dështimi për shfuqizimin e “Obamacare” nuk kalon pa lënë gjurmë. Vezullimi i triumfuesit po dobësohet. Në këto kushte republikanët do ta ndjekin më me hezitim, se deri tani presidentin.
Nga ana tjetër demokratët ndjehen të inkurajuar. Ata kanë paralajmëruar që më parë nga mungesa e kompetencës së këtij presidenti dhe ndjehen të konfirmuar. Ata ndjejnë „momentin”, si thonë amerikanët, kthimin e drejtimit të erës politike. Gatishmëria e tyre për të bërë kompromis me këtë president do të ulet edhe më shumë. Partitë do të vazhdojnë të bllokojnë njëra-tjetrën. Sidoqoftë miliona amerikanë që kanë përfituar sigurim shëndetësor, falë “Obamacare”, do të mbeten të siguruar. Dështimi i Donald Trump është fitore për ta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZvicra fiton "Eurovision 2024"
Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron