LAJMI I FUNDIT:

Drançolli: Akademikët serbë falsifikuan historinë e strukturës fetare të Drenicës

Drançolli: Akademikët serbë falsifikuan historinë e strukturës fetare të Drenicës

Historiani Jahja Drançolli, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, flet për burimet zyrtare nga fillimet e shekullit XVIII dhe atë që ai e quan falsifikim të historisë së strukturës fetare të regjionit të Drenicës nga akademikët serbë!

“Në historiografinë e vjetër, por edhe në atë të sotme, pothuajse është standardizuar mendimi se në regjionin e Drenicës për shkaqe të ndikimit religjioz të Patriarkanës së Pejës dhe të Manastirit të Deviçit (së paku nga shek. XIV), në këtë trevë sipas një logjike të tipit mesjetar, është dashur të jetonte vetëm popullata e besimit ortodoks rasian (serb). Megjithatë, burimet zyrtare, qofshin ato osmane ose papnore, të cilat ruajnë datat e fillimeve të shek. XVIII, ofrojnë një strukturë fetare tërësisht tjetër, përkatësisht atë katolike dhe islame shumicë, dhe ortodokse serbe pakicë. Burimet zyrtare në fjalë, nëse trajtohen në mënyrë të gjithanshme, do të mundësojnë shembjen, jo vetëm të pikëpamjeve të historiografisë së djeshme dhe të sotme serbe, por edhe të një pjese të historiografisë tonë!
Fshtarat katolike të trevës së Drenicës në fillimet e shek. XVIII:

Bradonichi (Broboniqi), Cottorri (Kotorri), Cherligata (Kerrligata), Cramirozza (Krasmiroci), Crostniva (Krojmiri), Ciubella (Çubreli), Doberosivzzi (Dobroshevci), Domanechio (Domaneku), Dubovzzi, (Dubovci), Galizza (Galica), Gerza (?), Gudrina (?), Goscizza (Kozhicë), Lauscia (Llaushë), Libonezzi (Lubaveci), Polanza (Polaci), Resalla (Rezallë), Rachinizza (Rakinicë), Sanovz (Stankoci) dhe Ternavci (Tërnavci).


Fshatrat me popullatë islame të trevës së Drenicës në fillimet e shek. XVIII: Krysheci, Marina, Nekoci, Polluzha dhe Zabeli”, ka shkruar Drancolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori