LAJMI I FUNDIT:

Kryhet një vjedhje e rëndë në Manastir

Kryhet një vjedhje e rëndë në Manastir
Foto: Ilustrim

L.M. (45) nga fshati Dolenci, i cili jeton në Gjermani, dje në stacionin policor të Manastirit denoncoi se në periudhën nga ora 10:00 më 24 mars deri në orën 10:00 në 25 mars një autor i panjohur ka kryer grabitje të rëndë në banesën e tij në rrugën “Mihajllo Andonovski” në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Autori, siç njoftoi policia, me përdorimin e një mjeti e ka hapur derën, ka hyrë brenda dhe ka kryer kontrollin e shtëpisë ku ka marrë 14.200 euro, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/