Në vend të vazove të betonit serbët kanë ngritur dy mure rreth një metër të lartë dhe rreth një metër larg njëri-tjetrit, në vend të murit që është rrënuar në pjesën veriore të urës, në rrugën “Mbreti Petër I”. Pjesa në mes të këtyre dy mureve do të mbushet me dhe, si dhe do të gjelbërohet.
Muri i ri nuk dallon me asgjë nga muri i mëparshëm, përveçse ka një hapësirë prej rreh 9 metrash, ku mund të kalohet në zonën e këmbësorëve
Ndonëse e rrethuar me pllaka të larta të llamarinës, të cilat pamundësojnë pamjen në pjesën ku ishte planifikuar të vendosen elemente të betonit, si një mburojë për zonën e këmbësorëve në vend të murit, i cili është rrënuar në bazë të një marrëveshjeje në mes të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, institucioneve të Kosovës dhe BE-së, muri i ri i ndërtuar nga serbët ka dalë në dritë.
Pamjet tregojnë se muri i ngritur në pjesën veriore të urës nuk dallon me asgjë nga muri i mëparshëm, përveçse muri ka një hapësirë prej rreth 9 metrash të gjerë nëpërmes së cilës mund të kalohet në zonën e këmbësorëve, e cila gjithashtu është duke u ndërtuar në rrugën “Mbreti Petër I”.
Me marrëveshje në vend të murit do të duhej të vendoseshin vazo të betonit, të larta 70 centimetra, në të cilat do të mbillej bari gjelbërues dhe lule. Fillimi i nivelizimit dhe vendosja e pllakave në zonën e këmbësorëve menjëherë pas rrënimit të murit nuk kanë zgjatur shumë dhe ato janë ndërprerë, për t’iu qasur punëve në ndërtimin e murit.
Në fakt, serbët nuk kanë ngritur një mur, por dy mure, të cilat janë të larta mbi një metër nga themeli, si dhe janë larg njëri – tjetrit rreth 1 metër. Hapësira në mes të dy mureve, siç mund të kuptohet, do të mbushet me dhe si dhe do të gjelbërohet. Në formën që ka, muri është i gjatë 53 metra dhe mbulon gjithë pjesën nga ish-kafeneja “Dolce Vita”, e cila është djegur deri në themel, e deri tek rruga që çon në “Lagjen e Boshnjakëve”.
Qytetarët e Mitrovicës kanë mbetur të habitur me murin e ri, pasi që krerët e shtetit kishin garantuar se nuk do të ketë kurrfarë muri. Madje kryeparlamentari Kadri Veseli, si dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, kishin siguruar qytetarët e Mitrovicës se nuk do të ketë asnjë lloj muri në pjesën ku ndodhej muri i ngritur befasisht nga serbët, i lartë 2.2 metra dhe i cili ishte rrënuarm, transmeton zeri.info.
“Çfarë ndryshimi ka ky mur me atë murin përpara. Ky bile është më i gjerë, në fakt janë dy mure. Edhe lartësia e tyre është e madhe, nuk ka asnjë dallim nga ai muri përpara, veç këtij murit ia paskan lënë një derë për me dalë në atë anë. Serbët gjithmonë bëjnë siç duan vetë”, është shprehur Lulzim Bekteshi.
Edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, që në fillim kishte shprehur skepticizmin e tij përkitazi me zbatimin e marrëveshjes. Ai pati thënë se mur nuk do të ketë në atë pjesë, ndonëse kishte shprehur dyshime në sinqeritetin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
“Marrëveshja është që më mos të ketë kurrfarë muri në atë pjesë, edhe muri që ishte ndërtuar ilegalisht ka befasuar të gjithë, askush nuk ka besuar se serbët do të ndërtojnë ndonjë mur, pasi që me projektin e BE-së për revitalizimin e urës garantohet liri e plotë e lëvizjes së qytetarëve dhe të automjeteve nga veriu në jug dhe anasjelltas”, pati thënë kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.
Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka ripërsëritur se muri i ri ngrihet sipas marrëveshjes, duke precizuar se ai do të jetë i lartë 70 centimetra, i gjatë 53 metra dhe i gjerë 120 centimetra.
“Sipas marrëveshjes që kemi arritur konstruksioni me elemente të betonit do të jetë i gjerë 120 centimetra dhe i lartë në një pjesë 70 centimetra dhe në një pjesë tjetër 40 centimetra, në gjatësi prej 53 metrash. Në një pjesë të murit do të jetë një ndërprerje prej 9 metrave dhe në atë ndërprerje do të vendosen shtyllat zhytëse që do të shërbejnë për kalimin e automjeteve të zjarrfikësve, të ndihmës së shpejtë dhe të policisë, në mënyrë që pa pengesa t’i kryejnë obligimet e tyre. Në fund, përgjatë murit do të jetë staza e biçiklistëve e gjerë dy metra dhe do të ndërtohet nga kafeneja ‘Dolce Vita’ deri tek ‘Lagjja e Boshnjakëve’. Edhe përgjatë stazës do të vendosen shtylla zhytëse të metalta”, pati sqaruar kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, duke paraqitur skicat e projektit të murit të ri. Ai ka ripërsëritur se muri i ri do të jetë pengesë e fortë dhe një mburojë që do t’i sigurojë qytetarët nga rreziku që dikush të “fluturojë” me veturë nga jugu në zonën e këmbësorëve.
Bashkim Cimili, asamblist në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, ka thënë se komuna veriore nuk mund t’i ikën marrëveshjes që është arritur në mes të Goran Rakiqit dhe ministrit Ferat Shala. “Marrëveshja është arritur me 4 shkurt në orët e hershme të mëngjesit. Me marrëveshje aty nuk mund të ketë mur, por vetëm elemente të betonit, respektivisht vazo prej betoni, në të cilat do të mbillet bari gjelbërues dhe lule. Nuk mund të ketë kurrfarë ndryshimi dhe mua është duke më habitur kjo me këtë mur”, i ka thënë Cimili. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A